Connect with Us

Indrit Hoxha për 11 dhjetorin/ “Spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite”

Politikë

Indrit Hoxha për 11 dhjetorin/ “Spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite”

Publikuar

-

/

Sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha deklaroi se në 11 dhjetor do të ketë një transparencë të plotë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit.

Në një dalje për mediat, Hoxha theksoi se do të propozohen disa ndryshime të tjera në statutin e partisë, që Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë.

“Do ketë një transparencë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit të mandateve të delegatëve dhe transparenca për prezencën e delegatëve që do marrin pjesë te 11 dhjetori, një spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite. 

Do kthejmë primaret, krijimi i fraksioneve, do shpërndajmë dhe një kartë për dashamirësit e PD dhe votuesit tradicionalë të PD që të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në çdo nivel politik.

Kuvendi ka kompetencë të shkrijë PD-në. Por para se të dalim te shkarkimi do propozojmë disa ndryshime të tjera në statutin e partisë që kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë. 

Është vota që do vendosë. Kryesia është ilegjitime se ka 15 persona të zgjedhur me votë, ndërsa 26 te tjerë janë rrogtarë që nuk dihet ku e marrin rrogën, rrogtarë të Bashës. Do hedhim në votim riorganizimin total të Partisë Demokratike”, tha Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Nuk do të gjeni asnjë në zyrat e PD/ Ironia e Elezit: Një saldator nesër vlen sa një mbretëri

Publikuar

-

Nga

Takimi i Shehajt me Yuri Kim/ Elezi: Fasadë, nuk e zgjidh dot ngërçin në PD

Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elzi shkruan se pjesmarrja masive e anëtarësisë nuk është tregues force, por tregues vullneti.

 

Sipas tij, nesër demokratët fatkeqesisht, nuk do gjejnë asnje drejtues në zyrat e PD. Ndërkohë, Elezi nuk ka kursyer as ironinë teksa shkruan se një saldator nesër vlen sa një mbretëri.



 

“1 dite, sa 4 vjet !
Dita e neserme vlen shume per çdo demokrat, pjesmarrja masive e antaresise nuk eshte tregues force por tregues vullneti. Nese neser, pavaresisht arsyes, deshton zbatimi i vendimeve te kuvendit dates 11 dhjetor, çeshtja do zvarritej e zvenitej, dhe do na çonte drejt degradimit.
Tabloja me foto dyersh metalike, foto te fortesh me maska, me ecejake te dyert e blinduara, eshte nje tablo virtuale dhe aspak reale.

LEXO EDHE:  Ministria e Brendshme i përgjigjet PD-së/ Droga në Itali është kapur në bashkëpunim me Policinë Shqiptare

LEXO EDHE:  Rama publikon videon dhe “thumbon” PD-në

E gjitha kjo behet per t’ju konfuzuar, dhe S29 ka rene ne kete gracke. Demokrat te jeni te sigurt se neser, fatkeqesisht, nuk do gjeni asnje drejtues ne zyrat e PD. Nuk do gjeni asnje te forte apo kapuçzi.

Sdo kete as polici brenda oborrit te PD E shumta do gjeni rojen apo ndonje punojes admimistrate.
Te tjerat gjera qe thuhen jane sajesa per t’ju konfuzuar. Nese ju tregojne ndonje arsye per ta shtyre perseri daten 8, ta dini se eshte mashtrim.

Opozitarizmi do futet ne nje gjendje konfuziteti qe do na kushtonte pothuajse 4 vjet.
Neser çdo demokrat duhet ta vleresoje pjesmarrjen. Neser ti merr pjese per veten tende dhe jo per interesin e dikujt, mos u konfuzo. PS: nje saldator neser vlen sa nje mbreteri”, shkruan Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: Me blindat e Bashës do ngrejmë përmendore

Publikuar

-

Nga

cna politike

Lideri historik i PD, Sali Berisha është shprehur se nesër Lulzim Basha do të largohet nga selia e Partisë Demokratike.

I ftuar në një studio televizive, Berisha ka thënë se nesër , në protestën e 8 Janarit, do të hiqen blindat.



Madje ish kryeministri tha se me to mund të ngrihet një përmendore për të kutjuar historinë e turpshme të krijuar nga Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Pollo shpjegon votën e përbashkët me maxhorancën

LEXO EDHE:  Pollo shpjegon votën e përbashkët me maxhorancën

Do hiqen dhe do i bëhen dhuratë Lulzim Bravës. Ne nuk ndërrojmë brava. Do heqim blindat. Ka dhe propozime tjera që ato të ngrihen si një lloj përmendore, si një histori e turpshme që vetë PD të kujtohet se çfarë ka ndodhur”, është shprehur ndër të tjera Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Pa gjak nuk e lëshojmë selinë”/ Berisha: Zëdhënësit e Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima nesër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa tha se disa prej zëdhënësve më të afërt të Lulzim Bashës kishin kërcënuar se nuk do e lëshonin selinë e PD pa derdhur gjak.

 

Berisha tha se i kishte provat në telefon ku këta persona kanë bërë kërcënime të frikshme ku paralajmëronin se nesër do kishte viktima.



 

“Kemi dokumenta ku zëdhënësit më të afërt të Lulzim Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima të nesërmen dhe kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojnë selinë. I kam provat në telefon. Ne do shkojmë të hapim dyert e shtëpisë tonë. Po i hapi Lulzim Basha ne nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë, është shtëpia jonë ajo, ata janë punonjës së PD”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE