Gjendet një 35 vjeçar i varur në banesë/ Dyshimet e para

7 Dhjetor 2021, 09:09, Kronika CNA
Gjendet një 35 vjeçar i varur në banesë/ Dyshimet e para

Një 35 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në Shkodër nga familjarët. Dyshohet se 35 vjeçari ,me iniciale Gj. L është vetëvarur.

“Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen ?Partizani? Shkodër,  në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë  dyshohet i vetëvarur  shtetasi Gj. L. 35 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  po  vijon punën për  zbardhjen  rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njftimin e policisë“./S.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga