Connect with Us

Dubai, ‘shpëtim’ i të akuzuarve për vrasje e trafik droge

Bota

Dubai, ‘shpëtim’ i të akuzuarve për vrasje e trafik droge

Publikuar

-

/

Të paktën 6 shqiptarë, mes tyre 2 të kërkuar nga SPAK, i janë shmangur drejtësisë duke u strehuar në Dubai. Dyshimet janë që numri i të kërkuarve që fshihen në këtë vend, edhe me identitete të ndryshuara, është mbi 20.

Mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes ndaj një ose më shumë personave, trafik droge apo tentativë vrasje, si rasti i fundit i tre të rinjve që terrorizuan Lezhën.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë Euronews Albania se Emiratet e Bashkuara Arabe ku bën pjesë dhe Dubai, janë pjesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar, por për ekstradimin e subjekteve pa pasur një marrëveshje, mund të veprohet vetëm me reciprocitet.

Thënë ndryshe, Shqipëria duhet t’i dorëzojë Emirateve të Bashkuara një të kërkuar për llogari të drejtësisë së tyre dhe në këmbim, të tërheqë një nga shqiptarët e kërkuar që jetojnë atje.

LEXO EDHE:  Kapet drogë në kufirin shqiptaro-grek/ Autorët në kërkim

Sipas burimeve nga policia kriminale, shqiptarët ‘problematikë’ që strehohen në Dubai, nuk përfshihen në krime të dhunshme apo përplasje mes bandave , pasi ligjet janë shumë të ashpra dhe mund t’u rrezikohet qëndrimi.

Duke parë Dubain si ‘folenë’ e personave në kërkim, autoritetet në Shqipëri po mbledhin informacion se si këta personazhe përfitojnë lejen e qëndrimit dhe procedurat që ndjekin. Fuqia e tyre ekonomike dhe kontrolli jo shumë i fortë financiar në këtë shtet, i ka siguruar atyre lirinë, mes luksit dhe qetësisë./euronews 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë/ Blinken bisedë telefonike me Lavrov, zbardhen detaje

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë të mërkurën Ukrainën. Vizita vjen në një kohë kur bisedimet e javës së kaluar me Moskën kanë arritur në një ngërç, si dhe mes shqetësimeve të Uashingtonit, se Rusia po përgatitet të sulmojë Ukrainën.

Departamenti i Shtetit njoftoi sot se kryediplomati amerikan do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Ndërkohë Sekretari Blinken zhvilloi një bisedë telefonike sot me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov. Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhej se zoti Blinken theksoi rëndësinë e vazhdimit të një rruge diplomatike për të ulur tensionet lidhur me shtimin e pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën.

Sekretari Blinken përsëriti angazhimin e palëkundur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nënvizoi se çdo diskutim lidhur me sigurinë evropiane duhet të përfshijë aleatët e NATO-s dhe partnerët evropianë, përfshirë Ukrainën.

Pas vizitës në Kiev zoti Blinken do të udhëtojë drejt Berlinit për një takim me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, që do të pasohet nga një takim i Katërshes Transatlantike, një format që përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.



LEXO EDHE:  Goditet banda e drogës në Zvicër/”Kokë” e trafikut një shqiptar

LEXO EDHE:  Bllokohet sasi e madhe droge në Vlorë/Po nisej drejt Italisë

Zoti Blinken do të: “diskutojë angazhimet e fundit diplomatike me Rusinë dhe përpjekjet e përbashkëta për të penguar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës, duke përfshirë gatishmërinë e aleatëve dhe partnerëve për të vendosur sanksine të ashpra me kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë”, thuhej në deklaratë e DASH-it.

Ndërkohë të hënën një delegacion ligjvënësish amerikanë vizitoi Kievin, dëshmi e mbështetjes për Ukrainën.

Senatorja demokrate Amy Klobuchar, i tha Shërbimit Ukrainas të Zërit të Amerikës, se pjesë e delegacionit janë demokratë dhe republikanë me pikëpamje shumë të ndryshme politike, por që mbështesin Ukrainën. Ajo tha se nëse Vladimir Putin bën një zgjedhje të pabesë dhe antidemokratike, duke sulmuar Ukraninën, do të përballet me sanksione të ashpra e të menjëhershme.

Nga ana e tij Senatori republikan Kevin Cramer tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të qendrojnë duarkryq nëse ndodh diçka. Por ai shtoi se Uashingtoni po kërkon një zgjidhje për të shmangur konfliktin.

Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Moskën se do të përballet me pasoja të forta ekonomike nëse sulmon fqinjin e saj. Rusia, e cila ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në kufi me Ukrainën ka mohuar se po planifikon ndonjë sulm./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Arrihet marrëveshja/ Bullgaria nuk do ta kontestojë emrin “Maqedoni e Veriut”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se me homologun e tij bullgar kanë arritur marrëveshje që Bullgaria të mos kontestojë emrin e shkurtër “Maqedoni e Veriut”, raporton Alsat.

“Sot arritëm pajtueshmëri se po hymë në një dinamikë të intensifikuar me qellim të zgjidhjes së çështje të hapura. Me zotin Petkov arritëm marrëveshje që Bullgaria të shfrytëzoj ermin e shkurtër Maqedonia Veriore, njësoj sikurse edhe emrin e gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se Bullgaria nuk do ta pengoj emrin e shkurtër në ndonjë proces bilateral, dhe për këtë ka njoftuar Kombet e Bashkuara”, tha Kovaçevski.

Kreu i qeverisë që mori dje votëbesimin në Parlament thekson se kjo paraqet një kapitull të ri për të ardhmen e vendit.

LEXO EDHE:  Policia sekuestron 33 kilogram kanabis/ Arrestohen 5 shtetas në Elbasan

LEXO EDHE:  Goditet banda e drogës në Zvicër/”Kokë” e trafikut një shqiptar



“Kemi një qëllim që të krijojmë të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Kjo vizitë përkon me 30 vjetorin e njohjes së vendit tonë me emrin zyrtar nga ana e Bulgarisë”, tha Kovaçevski duke paralajmëruar njëherit dhe mbledhjen e dy qeverive e cila do të realizohet më 25 janar.

“Më 25 janar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, do të formohen grupe pune që do të punojnë në projekte konkrete dhe në ndërtimin e raporteve më të mira për një të ardhme më të mirë. Presim që së shpejti të realizohen iniciativat të cilat i ka paralajmëruar vetë Petkovi”, tha Kovaçevski.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidentohet autobusi me 29 pasagjerë shqiptarë në Bullgari

Publikuar

-

Nga

29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë kanë përfunduar në spital në Bullgari pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit, raporton Gazeta Express.

Mediat bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru.

LEXO EDHE:  Bllokohet sasi e madhe droge në Vlorë/Po nisej drejt Italisë

LEXO EDHE:  Goditet banda e drogës në Zvicër/”Kokë” e trafikut një shqiptar



Drejtuesi i kamionit raportohet se po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi e goditi kamionin dhe ai doli nga rruga.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

LEXO TE PLOTE