LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni në “rrugën e vdekjeve”/ Qytetarët vijonë protestën

7 Dhjetor 2021, 09:34, Kronika CNA
Aksioni në “rrugën e vdekjeve”/ Qytetarët vijonë

Aksioni i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) vijon edhe sot aksionin për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në aksin Tiranë-Durrës.

Por, ky vendim është kundërshtuar nga qytetarët dhe bizneset, të cilët janë mbledhur sërish sot, dhe po protestojnë.

Ata shprehen se kanë vite që paguajnë taksa e detyrime, dhe nuk mund të quhen të paligjshëm.

Në mbështetje të tyre ka dalë edhe Kreu i Dhomës së Tregtisë, Alban Isteri, i cili ka kërkuar ndërprerjen e këtij aksioni, deri në sqarimin e situatës. Ai deklaron se si pasojë e këtij aksioni preken 900 biznese dhe 2 mijë punonjës rrezikojnë të mbeten pa punë.

Janë 900 biznese, 20000 punonjës rrezikojnë të mbeten pa punë. Jemi të gjithë bashkë këtu dhe themi që deri sa të sqarohet kjo çështje, ju nuk mund të cenoni bizneset. Po cenohet e drejta jonë”, shprehet ai.

Ndërkohë, ARRSH po hap kanale anësore të mbyllura nga bizneset në anë të rrugës dhe po vendos mbrojtëse anësore metalike për mbylljen e hyrje-daljeve, duke i lënë bizneset pa rrugë alternative për t?u futur në ambientet e tyre.

Kujtojmë këtu se rruga në fjalë shpesh herë është bërë burim aksidentesh, me pasojë vdekjen./CNA.al

Lajmet e fundit nga