LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zekirija Ramadani merr zyrtarisht drejtimin e Egnatias

6 Dhjetor 2021, 12:53, Sport CNA
Zekirija Ramadani merr zyrtarisht drejtimin e Egnatias

Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri. Pas largimit të Gugash Maganit nga pankina e skuadrës në fundjavën e kaluar, klubi ka vendosur t?i besojë Zekirija Ramadanit drejtimin, me shpresën që ky i fundit të drejtojë skuadrën drejt mbijetesës, e pse jo, edhe pjesëmarrjes në Kupat e Europës.

Ramadani ishte prej dy ditësh në bisedime me klubin rrogozhinas dhe kishte ndjekur edhe ndeshjen ndaj Tiranës në stadium, për të studiuar ekipin Akordi mes palëve është gjetur për një kontratë që zgjat një vit e gjysmë dhe sot, ka qenë vetë klubi që ka zyrtarizuar gjithçka me një postim në rrjetet sociale.

Njoftimi zyrtar:

?Mirësevjen Zekirija RAMADANI !

Presidenti DEMROZI zyrtarizon sot trajnerin e ri të skuadrës .

I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani ?, shkruhej në njoftimin e klubit.

Ramadani ka qenë shumë i suksesshëm si trajner që në vitet e para të karrierës, pasi ka fituar 3 tituj kampion, me Trepça ?89, Feronikelin dhe së fundmi Prishtinën.

Lajmet e fundit nga