LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Presidenti i FIA-s mbështet ndërtimin e automotoparkut në Krastë

6 Dhjetor 2021, 15:49, Aktualitet CNA
Video-Presidenti i FIA-s mbështet ndërtimin e automotoparkut në

Presidenti i FIA-s, francezi Jean Todt, ka dërguar një mesazh urimi për Shqipërinë, për iniciativën e forcimit të rregullave të sigurisë rrugore, por edhe për idenë e Automotorparkut që pritet të ndërtohet në afërsi të Elbasanit

Kryeministri Edi Rama ka ndare mesazhin e Todt, të cilin e falënderoi për mbështetjen.

?E di që Shqipëria kishte një projekt ambicioz, krijimin e një qendre kushtuar sporteve automobilistike, por edhe edukimit dhe formimit. Sigurisht, FIA e mbështet këtë nismë, që është në përputhje me përparësitë e saj për zhvillimin e sportit dhe edukimin e të rinjve, veçanërisht sa i takon sigurisë rrugore. Të gjitha këto ishin arsyet pse desha t?ju dërgoj këtë mesazh urimi si President i FIA-s dhe si i dërguar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për sigurinë rrugore. I vlerësoj këto përpjekje dhe ju falënderoj për to?, shprehet ai.

Ky park do të shërbejë edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeu e atelieri RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademia e edukimit mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta?./E.T-CNA.al

Lajmet e fundit nga