LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tension me Moratën, Alegri çudit: E nxora sepse luajti… bukur

6 Dhjetor 2021, 11:57, Sport CNA
Tension me Moratën, Alegri çudit: E nxora sepse luajti… bukur

Një debat publik mes Masimiliano Alegrit dhe Alvaro Moratës në minutën e 72-të të ndeshjes mes Juventusit dhe Xhenoas, ka bërë shumë bujë pasi nuk pritej një shpërthim i tillë mes të dyve.

Por, përpara gazetarëve, në përfundim të ndeshjes dhe me gjakftohtësinë që solli edhe goli i dytë i Dibalës, Alegri u pa shumë i qeshur për median dhe sqaroi momentin me Moratën:

?Nuk do ta kisha nxjerrë nga loja nëse nuk do të ishte nervozuar dhe të merrte atë karton të verdhë të kotë. Vazhdonte të fliste dhe të kërkonte diçka të kotë, pasi gjithçka ishte vendosur nga arbitri dhe mua këto momente nuk më pëlqejnë. Nuk do ta kisha nxjerrë nga fusha, pasi Alvaro meritonte të shënonte një gol ndaj Xhenoas, duke parë ndeshjen që bëri.

Më pëlqeu ta shihja që të lëvizte si në kohët e vjetra, madje kam nisur të dëfrehem shumë teksa shoh të luajë Juventusin. Ndaj, Moratën e thirra në stol, vetëm sepse nuk doja që të njolloste ndeshjen e tij fantastike, ? bën hyrjen e tij 54-vjeçari, i cili më pas ndalet në anën taktike.

? Nga ndeshja me Xhenoan më pëlqeu shumë se si u shtrënguam në qendër të mesfushës, me dyshen Lokateli-Bentankur që kompletojnë njëri-tjetrin dhe madje i pashë që të lëshonin shumë pasime të gjata të papritura drejt sulmit, diçka që unë e adhuroj, por në të njëjtën kohë edhe perfeksioni që shfaqëm në mbrojtje.

Sigurisht, nuk më pëlqeu që ndërtuam të paktën 20 aksione për gol dhe finalizuam vetëm 2, por përmirësime po shoh çdo ditë dhe diçka më të qartë do të mund ta vlerësoj pas 3 ndeshjeve të radhës në kampionat, përpara pauzës.

A jemi për zonën Champions? Nëse luajmë duke mbajtur kokën mbi shpatulla siç bëmë ndaj Xhenoas, pa dyshim që po.

Është e kotë të nxitohemi, duke parë se katër skuadrat që qëndrojnë përpara nesh (Milan, Inter, Napoli, Atalanta) duken të pakapshme. Por, siç e thashë më lart, tani na presin dy transferta delikate me Venecian e Bolonjën, përpara se ta mbyllim me Kaljarin në shtëpi dhe vetëm pas këtyre tri ndeshjeve do të jem më i qartë me veten dhe ndoshta ju qartësoj edhe juve?, deklaroi livornezi.

 

Lajmet e fundit nga