LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Patushit, klubi i Kategorisë së Parë gjen trajnerin e ri

6 Dhjetor 2021, 18:23, Sport CNA
Shkarkimi i Patushit, klubi i Kategorisë së Parë gjen trajnerin e

Pas shkarkimit të Saimir Patushit, te Burreli nuk kanë vonuar shumë për të gjetur trajnerin e ri.

Drejtimi i skuadrës i është besuar një njohje të vjetër, siç është Alert Alcani. Ky i fundit e ka drejtuar Burrelin edhe në të kaluarën, teksa tashmë drejtuesit kanë arritur akordin, për ta ulur sërish në stol.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe ditën e nesërme pritet të vijë edhe firma në kontratë. Burreli e ka nisur keq këtë sezon pasi pas 12 javësh të zhvilluar deri më tani ndodhen në vendin e 10-të me 14 pikë.

Lajmet e fundit nga