LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta nuk njeh “Kushtetuesen” për 30 Qershorin/ Asnjë lëvizje për 6 Bashkitë pa kryetar

6 Dhjetor 2021, 13:28, Politikë CNA
Meta nuk njeh “Kushtetuesen” për 30 Qershorin/ Asnjë

Presidenti Ilir Meta, duket se nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit.

A2 CNN raporton se Presidenti nuk ka ndërmend të zgjidhë ngërçin e krijuar në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar, pavarësisht vendimit të zbardhur të Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi garën vendore të 2019.

Në Presidencë, deri më tani kanë mbërritur njoftimet shkresore vetëm nga 3 prefektë, por që të vihet në lëvizje, Ilir Meta pret që ta njoftojë Këshilli i Ministrave.

Bëhet fjalë për prefektët e Shkodrës, Durrësit dhe Tiranës.

Ndërsa për tre bashki të tjera, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë nuk ka asnjë shkresë zyrtare.

Presidenti i Republikës vijon të ketë qasjen se nuk janë respektuar hallkat ligjore për njoftimin e tij për vakancat e krijuara.

Drejtori i Institutit për Studimet Politike shprehet se ky ngërç mund të afektojë fatin e Presidentit, fati i të cilit do të gjykohet në fillim të vitit 2022.

?Debati kushtetues lidhur me zgjedhjet është mbyllur. Nuk ka më asnjë strukturë ku pritet ndonjë vendimmarrje tjetër. Në këto rrethana, edhe argumenti se do të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese bie poshtë dhe do të duhet që palët politike dhe institucionale të lexojnë mirë procedurat ligjore?,ka thënë Krasniqi.

Gjykata Kushtetuese në argumentet e saj legjitimoi procesin elektoral të vendoreve 2019./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga