Connect with Us

Lëvizje si Krojf, në Angli mahniten nga Armando Broja

Premier Liga

Lëvizje si Krojf, në Angli mahniten nga Armando Broja

Publikuar

-

/

Sauthemptoni ka humbur 71 pikë nga pozicionet fituese në Premier Ligë që prej ndeshjes së parë të Ralf Hazenhytelit në stol, 15 më shumë se çdo skuadër tjetër e Premier Ligës. Është një statistikë që zbeh rëndësinë e golit të Brojës ndaj Brajtonit, por aspak bukurinë e tij.

Ky ishte më i bukuri që sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar me fanellën e “Shenjtorëve”, aq sa ka marrë edhe elozhet e shtypit britanik. “Daily Mail” e krahasoi lëvizjen e tij në minutën e 29- të, me atë klasiken e Johan Krojfit.

“Sulmuesi i kombëtares shqiptare, 20 vjeç, i huazuar nga Çelsi, bëri një kthesë “alla” Krojf për të mashtruar Shejn Dafin, përpara se të kalonte edhe portierin Sançez”, raportonte në komentin e ndeshjes gazetari i “Daily Mail”, Ljuis Still. Ndërsa edhe komentatorët televizivë bënë një koment të ngjashëm, duke e quajtur “Krojfi i vogël”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

“Bomba” nga Anglia, Ronaldo po mendon largimin nga Manchester United

Publikuar

-

Kristiano Ronaldo po mendon  të largohet nga Mançester Junajtid vetëm pas një sezoni të luajtur me skuadrën e “djajve të kuq”. Ky lajm vjen nga mediat britanike, të cilat theksojnë se portugezi nuk do të qëndrojë në Angli nëse ai nuk është i lumtur me zgjedhjen e trajnerit të ri.

Ronaldo nuk shihet i lumtur me Rangnik në krye të Mançester Junajtid dhe nuk dëshiron që gjermani të qëndrojë më shumë në krye të ekipit. Portugezi dëshiron të fitoj sa më shumë trofe, por duket se nuk po arrin të përshtatet me formacionin 4-2-2-2 të Rangnik.



Ky lajm vjen vetëm pak orë pas atij të Leo Mesit, i cili mendon gjithashtu largimin nga PSG në fund të sezonit, nëse këta të fundit nuk arrijnë të triumfojnë në Champions League. Dy lojtarët ishin transferimet më të bujshme në merkaton e verës, por duket se të dy do të jenë pjesë e merkatos së ardhshme nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Origi gjithnjë e më pranë Milanit, e sugjeron edhe legjenda kuqezi

Publikuar

-

Milani pritet të bëjë lëvizje në merkato, për të përforcuar skuadrën në mënyrë që të vazhdojë sa më fuqishëm garën për titullin. Legjenda e Milan, Demetrio Albertini beson se ish-skuadra e tij do të përmirësohej shumë nëse përforcon repartin e sulmit.

Albertini beson se me Divock Origi të Liverpool, kuqezinjtë do të fitonin kampionatin në Serie A.

Ai tha:



“Milan duhet të kërkojnë një sulmues që qëndron në bankë apo që nuk ka shumë hapësira në klubin e tij, siç është rasti i Origi te Liverpool. Ai do të shënonte shumë gola në Serie A. Ti fiton një Scudetto falë një golashënuesi, dhe këtë e thotë një mesfushor.

Fjalët e Albertini u thanë për prestigjiozen italiane, Gazzetta dello Sport.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Broja mban lart humorin te Sauthampton, shqiptari bëhet sërish protagonist

Publikuar

-

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka treguar këtë sezon se është një nga pikat kyçe për skuadrën e Sauthempton. Lojtari jo vetëm në fushë, por edhe në Instagram, tregon gjendjen shpirtërore të ekipit.

Armando Broja është bërë përsëri protagonist në një tjetër postim të ekipit të tij në Instagram. Kësaj rradhe sulmuesi është i qeshur dhe në postim shkruej “Humori” me një fytyrë të qeshur në krahë.



Klubi i Sauthemptonit e ka përdor për herë të dytë në pak ditë Brojën për të shprehur humorin e tyre, duke treguar se sa i rëndësishëm është shqiptari për ekipin e tij.

LEXO TE PLOTE