LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çmimet e ushqimeve arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2011

6 Dhjetor 2021, 15:16, Ekonomi CNA
Çmimet e ushqimeve arrijnë nivelin më të lartë

Në muajin nëntor çmimet globale të ushqimeve arritën në nivelin më të lartë që nga qershori i vitit 2011, njofton agjencia e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Muajin e kaluar indeksi i çmimeve ushqimore arriti në 134.4 pikë, duke shënuar një rritje mesatare prej 1.2 për qind në krahasim me tetorin.

Ndërkohë, indeksi i çmimeve të ushqimeve, në muajin nëntor tregoi një rritje me 27.3 për qind në krahasim më nëntorin e një viti më parë.

Produktet që kanë pësuar rritje në nëntor:

Indeksi i çmimeve të produkteve të qumështit muajin e kaluar shënoi rritje me 3.4 për qind në krahasim me tetorin.

Indeksi i çmimeve të drithërave në nëntor ka shënuar rritje me 3.1 për qind në krahasim me një muaj më parë, ndërsa në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë ka regjistruar rritje me 23.2 për qind. Çmimet e grurit arritën nivelin më të lartë që nga maji 2011.

Indeksi i çmimeve të sheqerit në muajin nëntor ka shënuar rritje me 1.4 për qind si dhe 40 për qind rritje në krahasim me nëntorin 2020.

Produktet që pësuan disi ulje në nëntor:

Indeksi i çmimit të vajit vegjetal në nëntor ka shënuar ulje me 0.3 për qind nga niveli rekord që arriti në tetor. Rënia e lehtë reflektoi vlera disi më të ulëta për vajin e sojës dhe të rapit, ndërsa çmimet për vajin e palmës mbetën pothuajse të pandryshuara.

Indeksi i çmimeve të mishit ka shënuar një ulje me 0.9 në krahasim me muajin tetor. Por, mbetet 17.6% më i shtrenjtë se vitin e kaluar./euronews

Lajmet e fundit nga