LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja Toyota Yaris/ Hoxha: Prokurori që ka dosjen në dorë ka ardhur disa herë në Tiranë

6 Dhjetor 2021, 21:44, Aktualitet CNA
Çështja Toyota Yaris/ Hoxha: Prokurori që ka dosjen në

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se prokurori që ka në dorë dosjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në ?Toyota Yaris? është i njëjti që po heton dhe vrasjen e Arjan Spahiu, shqiptarit që u vra në kryeqytetin e Belgjikës. I ftuar në ?Opinion? në Tv Klan me Blendi Fevziun, Hoxha tha se ky prokuror ka ardhur të paktën shtatë herë në Shqipëri dhe kërkon përforcim të sigurisë.

Sipas gazetarit Hoxha, prokurori pretendon se i rrezikohet jeta dhe kërkon eskortë të blinduar për të lëvizur. Gjithashtu, hoteli ku ai vendoset kur vjen në Tiranë qëndron i rrethuar nga forca të shumta policie.

?Për çështje që nuk ka të arrestua me burg, çështja shkon deri në 5 vite. Prokuori federal është i njëjti që po ndjek vrasjen e Arjan Spahiut. I njëjti prokuror ka ardhur në Shqipëri vetëm për çështjen e Toyota Yaris dhe ka kërkuar siguri sepse ka pretenduar që i rrezikohet. Me eskortë të blinduar lëviz, vendoset në hotel të siguruar nga policia. Edhe pse nuk ka rrezik real për të. Sa herë ka ardhur ka bërë këtë gjë?, tha Hoxha./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga