LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ata që dyshojnë te Dinamo gabojnë", Ibraimi: Ja kur vjen reagimi

6 Dhjetor 2021, 16:47, Sport CNA
"Ata që dyshojnë te Dinamo gabojnë", Ibraimi: Ja kur

Kapiteni i Dinamos, Agim Ibraimi ka dalë në konferencë për shtyp teksa ka folur në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Teutës. Fantazisti ka theksuar se ata që dyshojnë te Dinamo gabojnë, ndërsa shprehet i sigurt se reagimi i skuadrës do të vijë që nesër ndaj bregdetarëve.

?Pavarësisht rezultateve duhet të bëjmë mirë dhe të fokusohemi, ndeshje si ajo në Laç janë gjëra që ndodhin. Lojtarët e mëdhenj reagojnë pas këtyre humbjeve. Ata që dyshojnë te ne gabojnë, unë besoj te projekti i skuadrës.

Keni biseduar me shokët e skuadrës? ?Jo vetëm pas Laçit, ne bisedojmë tërë kohën dhe ndoshta është një ngërç psikologjik ndaj lojtarëve. Në kohë të vështira duhet të jemi bashkë, pa marrë parasysh rezultatit ne jemi një grup me harmoni dhe nuk dyshoj te ringritja. Kënaqësia e futbollit është se çdo javë ka sfidë për të treguar veten.

Fanella e Dinamos është e rëndë, por edhe Partizani nuk doli kampion për shumë kohë. Duhet të përmirësohemi kur pësojmë golat, të mos harrojmë edhe ndeshjet e mira. Reagimi jonë vjen që nesër?.

Teuta në vështirësi? ?Duke respektuar të gjitha ekipet, ne konkurrentin më të fortë kemi veten. Duhet të jemi ne që mbajmë ritmin, në disa raste na ka munguar agresiviteti. Nëse bëjmë 20% të atyre që thitë trajner nuk kam dyshime se ia dalim. Futbollistët stërviten shumë mirë dhe gjithë kohën trajneri jep detyra si të shënojmë, por mungesa e golit vjen edhe nga mungesa e qetësisë dhe eksperiencës?, u shpreh Ibraimi.

Lajmet e fundit nga