Connect with Us

Artan Hoxha zbulon detajet/ Si mbërriti nipi i deputetit në Dubai, boss-ët që zgjodhën “parajsën” për t’u arratisur

Kronika

Artan Hoxha zbulon detajet/ Si mbërriti nipi i deputetit në Dubai, boss-ët që zgjodhën “parajsën” për t’u arratisur

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi të shpallur në kërkim për kontrollin me armë që ushtruan në një lokal në Lezhë, dyshohet se janë arratisur jashtë vendit.

Nga sa mësohet ata kanë udhëtuar fillimisht drejt Italisë, nga ku dyshohet se janë larguar drejt Dubait, e konsideruar si parajsë për fshehjen e personave të shpallur në kërkim nga policia.

Në maj të këtij viti në Dubai u arrestua Florenc Çapja i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për porositjen e vrasjes së babë e bir Nezir dhe Gentjan Beqiri.

Ndërkohë në shtator të vitit të kaluar në Dubai u vu në pranga edhe Eldi Dizdari, pas një hetimi ndërkombëtar të nisur prej 2015-s për trafikun ndërkombëtar të drogës, si anëtar i “KOMPANIA BELLO” i finalizuar në 10 shtete të ndryshme.

LEXO EDHE:  “Bomba” e gazetarit Artan Hoxha/ Tregon tentativën e parë të Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit

Në 11 dhjetor u arrestua po në Dubai Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës. Ai u shpall në kërkim nga SPAK për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, por nuk u ekstradua në Shqipëri duke shpëtuar. Në 6 shkurt ai u lirua nga qelia në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gazetari i ABC Artan Hoxha ka folur në lidhje me këtë skemë të fshehjes së trafikantëve në Dubai duke theksuar se bosët e drogës në Shqipëri kanë ndërtuar një parajsë fiskale në Emiratet e Bashkuara duke ikur nga drejtësia por edhe rivalët e tyre që mund të tentojnë t’i ekzekutojnë.

Të maskuar dhe armatosur deri në dhëmbë/ Nipi i deputetit socialist, mes personave të rrezikshëm

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja e 34 vjeçarit në Ekuador/ Artan Hoxha nxjerr videon dhe zbardh dinamikën: Si ndodhi ngjarja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ergys Dashi 34 vjeçari nga Durrësi u vra në një lokal në Ekuador mbrëmjen e 22 janarit, pasi ishte i përfshirë në organizatën kriminale te trafikut te kokaines.

Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë edhe videon në momentin kur autori ka hyrë në lokal me një tufë me lule dhe ka qëlluar në drejtim të Dashit, ndërsa ky i fundit ka humbur jetën në vend.

Hoxha shkruan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa shton se “gjatë largimit autori ka hapur serish zjarr, por këtë radhë jo në mënyrë selektive, duke plagosur një vajzë vendase, e cila ishte ulur me shoqërinë e saj në një tavolinë përpara tavolinës ku u vra Dashi”.

Video ekskluzive e momentit, kur u ekzekutua me një plumb në ballë, në Guayaquil të Ekuadorit, durrsaku 34-vjeçar Ergys Dashi…

Beteja mes organizatave kriminale të trafikut të kokainës, rregjistron viktimën e radhës në Ekuador.



Durrsaku 34 vjeçar, Ergys Dashi, mbeti i vrarë me një plumb në ballë, mbrëmjen e djeshme në një lokal në Guayaquil, qytetin e dytë më të madh të vendit dhe porti më i madh Ekuadorit.

Viktima ndodhej nën shoqerinë e një personi tjetër në një kënd të lokalit, nga ku kontrollohej edhe hyrja edhe fasada, por ekzekutori nuk u la asnjë mundësi reagimi, pasi hyri në lokal me një tufë me lule në duar.

Në videon e publikuar nga Xhungel.al, tregohet qartë e gjithë skena e krimit. Dinamika e lëvizjeve të autorit dhe përpjekja e personit që ndodhej në tavoline me viktimën për ta sulmuar vrasësin me karrike dhe çfarë t’i kapte dora.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së 22 janarit, kur lokali ka patur edhe klientë të tjerë.

Gjatë largimit autori ka hapur sërish zjarr, por këtë radhë jo në mënyrë selektive, duke plagosur një vajzë vendase, e cila ishte ulur me shoqërinë e saj në një tavolinë përpara tavolinës ku u vra Dashi”, shkruan Hoxha./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Belgjikë/ Kush ishte Bledar Muça, krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjës

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i Bledar Muçës. 39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Anëerp të Belgjikës

Muça nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit, ndërsa konsiderohej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapja.

Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie.

Në 6 qershor të vitit 2016 Bledar Muça e Florenc Çapja ishin shënjestër e një atentati me armë në Elbasan. Në mes të ditës, në qendër të qytetit, mbi makinën me të cilën ata udhëtonin u zbrazën plumba kallashnikovi, duke u rrezikuar jeta e dhjetra personave që ndodheshin në qendër të qytetit.

Në të njëtin vit, por në muajin shkurt Bledar Muça e Florenc Çapja, i shpëtuan atentatit një tjetër atentati. Në masakrën e 3 shkurtit mbetën të vrarë tre persona: Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Dy miqtë morën plagë të lehta nga breshëritë e kallashnikovit, që u qëlluan nga të paktën tre persona, në një lokal në dalje të qyteti të Elbasanit, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën.



Por, Muça nuk ka qenë vetëm shënjestër atentatesh. Ai është dyshuar edhe për vrasje të ndodhur gjatë viteve të fundit në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria.

Mëngjesin e 22 korrikut të vitit 2009, Elbasani u trondit nga një ekzekutim. Dy persona me motor qëlluan me breshëri kallashnikovi mbi mjetin me të cilin udhëtonte Roland Rexhepi, ish-efektiv policie, që kishte punuar edhe në seksionin e anti-drogës. Ekzekutimi i tij u bë në mes të dhjetëra kalimtarëve, ndërsa polici-viktimë u tha se për shumë kohë ishte identifikuar si krahu i djathtë i ish-drejtuesit të “hekurt” të policisë Edmond Koseni. Atentatorët u zhdukën në mes të turmës duke e lënë të vdekur në makinë Roland Rexhepin, ndërsa policia arriti të shoqëronte me dhjetëra e dhjetëra persona. Më në fund, katër ditë pas atentatit, policia aso kohe njoftoi se ka arrestuar si të dyshuar për këtë krim Armando Llakajn, 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm penal dhe Marjus Tafa. Mësohet se Llakaj ishte njeri i afërt i fisit Çapja, ndërsa viktima, më vonë do të konsiderohej edhe si kushëriri i Fadil Memës, i ekzekutuar në Torino.

LEXO EDHE:  Klement Balili në pranga/ Artan Hoxha filmon dorëzimin e tij

LEXO EDHE:  Artan Hoxha konfirmon lajmin e CityNews/Marinsi amerikan në protestën e PD, çfarë rrezikohet

Në fund të vitit 2011 u ekzekutua dy plumba biznesmeni Ilir Rexhepi. Viktima kishte një polici private dhe sipas policisë e prokurorisë së asaj kohe, 41-vjeçari, baba i dy fëmijëve nuk kishte asnjë precedent penal. Ekzekutimi ndodhi pikërisht në kohën kur prokuroria kërkoi 48 vjet burg për dy të dyshuarit për vrasjen e vëllait të tij në korrikun e 2009-ës. Policia kreu sërish një mori shoqërimesh dhe si përfundim për krimin u konsiderua fajtor pikërisht Bledar Muça, i cili kishte mundur të kalonte kufirin pa u prekur nga askush. Policia e shpalli në kërkim Muçën ndërsa vuri në pranga vetëm një punonjës të policisë kufitare. Ai përgënjeshtroi gjithçka përmes një letre, por edhe ku u dorëzua, autoritetet mbyllën dosjen.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i Ergys Dashit në Ekuador/ Zbulohen lidhjet me mafien e drogës

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashi.

I riu shqiptar u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, në një restorant në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Pista që po heton policia ekuadoriane është ajo e trafikimit të drogës, pasi dhe në vitin 2014, viktima është arrestuar po për drogë në Itali.

Sipas Ballkan ëeb, viktima, kishte lidhje me kunatin e Lul Berishës, Plarent Dervishaj dhe Eldi Dizdarin.

Këta dy të fundit, nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. Dervishaj u shpall më 8 dhjetor të 2020 në kërkim ndërkombëtar. Gjatë arratisë ai është strehuar në Dubai. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teka më vonë fitoi lirinë.



Në 2019 ai i shpëtoi një atentati teksa duke udhëtuar në makinë u qëllua me breshëri bashkë me një tjetër. Një tjetër emër i përmendur për lidhje me Dashin është Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Itali, si pjesë e një megaoperacioni për sekuestrimin e drogës.

LEXO EDHE:  Grabitja në Fier/ Identifikohet  viktima

LEXO EDHE:  Artan Hoxha konfirmon lajmin e CityNews/Marinsi amerikan në protestën e PD, çfarë rrezikohet

Dizdari njihet si një person që bënte lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën. Ai po ashtu, cilësohej nga mediat ndërkombëtare në artikujt e tyre “si një nga bosët e kartelit të drogës”. Emri i Dizdarit lakohet po ashtu në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha.

Ai flitej si person i përfshirë në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, aty ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE