LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

39-vjeçari nga Tirana i pafat, i “digjet” skedina dhe arrestohet dhe nga Policia

6 Dhjetor 2021, 11:18, Sport CNA
39-vjeçari nga Tirana i pafat, i “digjet” skedina dhe

Një 39 vjeçar nga Tirana është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e kryeqytetit, pasi është kapur duke luajtur skedina. Siç shihet nga foto që publikon vetë Policia dhe nga verifikimi, i riu i pafat jo vetëm që ka humbur skedinën por dhe është arrestuar.

?? u arrestua në flagrancë shtetasi H. K., 39 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën ?Ferit Xhajko?, të cilin e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një aparaturë dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm?, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ?Organizimi i lotarive të palejuara? dhe ?Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara?.

Lajmet e fundit nga