LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ 3 humbje radhazi në kampionat, skuadra e Bundesligës shkarkon trajnerin

5 Dhjetor 2021, 11:02, Sport CNA
ZYRTARE/ 3 humbje radhazi në kampionat, skuadra e Bundesligës shkarkon

Jesse Marsch nuk do të jetë më trajner i Leipzig. 3 humbje radhazi në kampionat kanë bërë që skuadra gjermane të marrë vendimin për të larguar trjanerin. 48-vjeçari amerikan mori drejtimin e ekipit në fillim të sezonit pas largimit të Nagelsmann, por në 14 ndeshjet e para ka zhgënjyer totalisht. Leipzig renditet në vendin e 11-të në Bundesligë, 8 pikë më pak se vendi i 4-të që mbahet nga Hoffenhaim dhe të dërgon në Champions League.

Leipzig përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me Marsch dhe në ndeshjen e Champions League ndaj Man United, skuadra do të drejtohet nga Achim  Beierlorzer. Në ditët në vijim do të prezantohet edhe trajneri i ri që do të marrë drejtimin e skuadrës gjermane.

#RBLeipzig & Chef-Coach Jesse #Marsch haben sich einvernehmlich verständigt, die Zusammenarbeit mit sofortiger Wirkung zu beenden.

Co-Trainer Achim #Beierlorzer betreut das Team gg. ManCity. Eine Nachfolgelösung für Marsch wird zeitnah präsentiert.

? https://t.co/SUePCbH2cv pic.twitter.com/tvJA90aZbf

— RB Leipzig (@RBLeipzig) December 5, 2021

Lajmet e fundit nga