Vehap Kola: Demokratët po bëjnë grusht shteti kundër Lulit

5 Dhjetor 2021, 09:40, Politikë CNA
Vehap Kola: Demokratët po bëjnë grusht shteti kundër Lulit

Një nga njerëzit e Lulzim Bashës, pjesë e sektit të kunatit,  Vehap Kola, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka shkruar se demokratët po bëjnë grusht shteti ndaj Lulzim Bashës.

Sipas tij, struktura paralele që kërkon të marrë PD-në po provon çdo ditë se është duke bërë një ‘grusht shteti’.

?Mediat e foltores kanë njoftuar se po prodhohen mandate delegatësh. Po kush po i prodhon? Nuk po i prodhon PD. Po i prodhon “anonimi digjital”. Në çdo vend, ky do të ishte një operacion i jashtëligjshëm. Në republikën e bananeve të Edi Ramës dhe Erion Velisë, kjo është një veprimtari krejt normale. Sepse armiku i armikut tim, është miku im?, shkruan Kola.

Ai shkon edhe më tej, duke shkruar se t gjithë kritikët e Sali Berishës për mënyrën si e ka mbajtur PD-në 30 vite, sot kanë arsye të krenohen me të.

?Sepse ai po bën sot një grusht shteti, jo tek kryeministria e Partisë së tyre, por tek oborri i PD-së?, shkruan Kola./CNA.al

Lajmet e fundit nga