LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot mbështet Bashën/ Çfarë thoshte më parë Grida Duma për Berishën

5 Dhjetor 2021, 16:19, Politikë CNA
Sot mbështet Bashën/ Çfarë thoshte më parë Grida

Vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, nxorri në pah mbështetjen që ka secili nga këta dy në bazën demokrate.

Një pjesë e deputetëve e kanë mbështetur përjashtimin e Berishës, duke theksuar se Basha bëri një akt lidershipi, duke mos i dalë kundër partnerit të Shqipërisë, SHBA.

Por ndonëse tani me ofensiva të mëdha për kreun e tyre, dikur këta deputetë ngrinin në majat më të larta ish kryeministrin Berisha, duke e quajtur edhe si lidership të përjetshëm.

Por çfarë ka ndodhur me Grida Dumën? Kush është qëllimi i ndryshimit të saj, ku nga deklaratat pro Berishës, ka nisur thirrjet kundër këtij të fundit dhe demokratëve të vërtetë të vendit siç i quante ajo mbështetësit e Foltores.

Grida Duma në një intervistë për Top Channel në vitin 2019, e quante Berishën si një figurë të rëndë në politikën shqiptare dhe se i ka bërë ballë çdo beteje që mund të ketë qenë deri tek e paimagjinueshmja.

?Është një figurë e rëndë në politikën shqiptare. Është një jeri i bërë vetë dhe që ka kaluar furtuna që ishin të paparashikueshme ose të paimagjinueshme në arenën e politikës shqiptare?, shprehej Duma./CNA.al

Lajmet e fundit nga