LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëlqeu sërish me gol në Premier League, zbulohet vlerësimi për Armando Brojën

5 Dhjetor 2021, 12:45, Sport CNA
Shkëlqeu sërish me gol në Premier League, zbulohet vlerësimi

Armando Broja është bërë përsëri protagonist me gol këtë fundjavë në kampionatin anglez të futbollit. Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e tij të tretë në Premier Ligë në duelin e Sauthempton ndaj Brajton.

Një ndeshje ku ai nuk u dallua vetëm sepse tundi rrjetën, por edhe se ishte vazhdimisht një rrezik për kundërshtarët me shpërthimet e tji ai dhe për portën kundërshtare me disa tentativa në kuadrat.

Faqja e specializuar për statistikat, SOFA SCORE, ka përpiluar të dhënat teksa ka treguar se në fazën sulmuese Broja ka çuar 3 nga 4 gjuajtjet e tij në këtë ndeshje në kuadrat, me njërën prej tyre që u ndal në rrjetë.

Njëkohësisht, ai ka realizua 3 nga 5 driblimet që provoi, si dhe ka dërguar në destinacion 12 nga 15 pasimet që ka tentuar, duke treguar se ka nisur të jetë edhe më altruist, siç i kërkohet vazhdimisht nga trajneri. Një paraqitje e cila i ka siguruar notën 7,5 sulmuesit shqiptar, i cili po kthehet gjithnjë e më shumë në një protagonist në kampionatin anglez.

Lajmet e fundit nga