LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sarri e fut titullar, Strakosha shkëlqen me Lazion në Serinë A

5 Dhjetor 2021, 20:25, Sport CNA
Sarri e fut titullar, Strakosha shkëlqen me Lazion në Serinë A

Thomas Strakosha kthehet titullar me Lacion dhe kjo përkon me një fitore të bardhekaltërve në Serinë A. Ekipi i drejtuar nga Mauricio Sarri ka mundur 3-1 Sampdorian në transfertë dhe portieri shqiptar ka bërë pjesën e tij duke qenë protagonist me disa pritje në pjesën e dytë.

Lacio bëri një ndeshje shumë të mirë në fazën ofensive në pjesën e parë, duke sulmuar rrezikshëm e duke gjetur shpejt golin. Milinkoviç-Saviç shënoi i pari ndërsa më pas ishte Imobile ai i cili tundi dy herë rrjetën duke çuar shifrat në 3-0 që para pushimit të ndeshjes.

Por në pjesën e dytë, Sampdoria u zgjua dhe nisi sulmet drejt portës së Strakoshës i cili u detyrua që të bënte disa pritje vendimtare për të mbajtur skuadrën e tij përpara. Në fund, ai u dorëzua vetëm para Gabiadinit i cili shënoi golin e nderit për Sampdorian në minutën e 89. Por kjo nuk prishi festën e Lacios e cila kthehet te fitorja pas tre sfidave pa shijuar sukses në Serinë A.

Lajmet e fundit nga