Connect with Us

Papa Françesku kritikon Evropën për krizën e emigrantëve

Bota

Papa Françesku kritikon Evropën për krizën e emigrantëve

Publikuar

-

/
cna lajme bote

Papa Françesku vizitoi të dielën një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbos për të shprehur mbështetjen për ta. Ai kritikoi ashpër indiferencën e treguar nga Evropa, e cila ka përdorur fondet e përgjithshme për të ndërtuar mure për bllokimin e emigrantëve.

Gjatë vizitës në një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbos, Papa Françesku dënoi shfrytëzimin e çështjes së refugjatëve për propagandë politike. Ai u përshëndet nga dhjetra njerëz, përfshirë fëmijë, në kampin Manvrovouni, ku ndodhen rreth 2,300 refugjatë.

“Unë erdha këtu përsëri, për t’ju takuar dhe për t’ju siguruar që jam pranë jush. E them këtë me gjithë zemër”, tha Papa Françesku në një fjalim para një grupi refugjatësh.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër indiferencën dhe interesin vetjak të treguar nga Evropa në qasjen ndaj krizës së emigrantëve.

“Është shqetësuese të dëgjosh për propozime që fondet e përbashkëta të përdoren për të ndërtuar mure dhe për të vendosur tela me gjemba si zgjidhje për këtë çështje. Kjo është epoka e mureve dhe telave me gjemba”, tha Papa Françesku.

Ai bëri thirrje që të ndalet “fundosja e qytetërimit”, gjatë fjalimit në kampin Mavrovouni, pranë një grupi kontejnerësh të bardhë të OKB-së në buzë të detit të rrethuar me tela me gjemba.

LEXO EDHE:  Mesazhi i Papa Françeskut për Pashkë/ Mos iu dorëzoni frikës së krijuar nga koronavirusi

Kjo është vizita e dytë e Papa Françeskut në Lesbos në pesë vjet dhe ai u ankua se kishte ndryshuar pak që nga viti 2016, kur Lesbos ishte pika kryesore e një vale masive migrimi në Evropë dhe ai solli me vete 12 refugjatë myslimanë sirianë gjatë kthimit në Vatikan.

Ky gjest konkret solidariteti kishte ngjallur shpresa tek refugjatët e kampit të Lesbos, shumë prej të cilëve kanë lindur fëmijë këtu ndërsa prisnin shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil dhe e panë vizitën e Papa Françeskut si një mundësi për t’u larguar përfundimisht nga ishulli.

Vizita pesë-ditore i Papa Françeskut në Qipro dhe Greqi është mbizotëruar nga çështja e emigrantëve.Ai tha se Deti Mesdhe, “djepi i kaq shumë qytetërimeve”, ishte kthyer në një varrezë të madhe ku mbyten anijet kontrabandë të mbushura me njerëz të dëshpëruar.

Në fjalimin e Papa Françeskut para një grupi refugjatësh në Lesbos ishin të pranishëm edhe Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou dhe zëvendëspresidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian Margaritis Schinas./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermani / I armatosuri hyn në godinën universitare dhe qëllon me armë

Publikuar

-

Nga

Një person qëlloi me armë pasi hyri në një nga godinat e fakultetit të shkencave të natyrës të Universitetit të Heidelberg, Gjermani. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së sotme.

Personi qëlloi disa të shtëna, duke plagosur katër persona në kampusin universitar të Heidelberg, Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, e cila ka sqaruar gjithashtu se sulmuesi ka vdekur.

Aktualisht nuk ka detaje se sa rëndë janë lënduar 3 nga personat e përfshirë, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ka humbur jetën si rezultat i plagëve të marra.

Autori i të shtënave mësohet se është student i Fakultetit të shkencave të natyrës. Sipas raportimeve të agjencisë gjermane Dpa, duke cituar burime sigurie, i riu nuk kishte motive politike apo fetare për aktin e tij. Sulmuesi kishte më shumë se një armë me tytë të gjatë dhe më vonë vrau veten në vend.

LEXO EDHE:  Skadimi i kartave të identitetit/ Zbardhet kërkesa e emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhje

LEXO EDHE:  Biden do “normalitet” me Evropën, por ajo është e dashuruar me Kinën

Policia ka përjashtuar që të ketë edhe bashkëpunëtorë.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur rreth mesditës, brenda një auditori. Autori duhet te kete përdorur një pushkë ose një mitraloz.

Zona e kampusit të Universitetit të Heidelberg – një nga më të njohurit në Gjermani – ndodhet në Neuenheimer Feld, në periferi të qytetit të vjetër dhe aktualisht është blinduar plotësisht nga policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia,e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  Merkel: Jo më asistencë për emigrantët e BE-së

LEXO EDHE:  Merkel: Jo më asistencë për emigrantët e BE-së

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergpërshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.

Gjermania nuk do të tërheqë personelin e ambasadës së saj nga Ukraina për momentin. “Siguria e punonjësve është prioriteti kryesor”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Por është gjithashtu e rëndësishme që ne të mos kontribuojmë në ngritjen e pasigurisë. Përkundrazi duhet të vazhdojmë të mbështesim qeverinë ukrainase shumë qartë dhe, mbi të gjitha, të ruajmë stabilitetin e vendit.”

Situata është duke u monitoruar vazhdimisht, tha Baerbock përpara se ministrat e jashtëm të BE-së të diskutojnë këtë çështje në Bruksel. Por është gjithashtu e vërtetë se “mbi të gjitha, ne duhet të kemi parasysh edhe situatën ekonomike në Ukrainë”./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

Për shkak të tensioneve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërkohë disa vende kanë tërhequr pjesërisht personelin diplomatik nga Ukraina.

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  Biden do “normalitet” me Evropën, por ajo është e dashuruar me Kinën

LEXO EDHE:  Ç’duhet të mësojmë nga gabimet e Italisë në luftën ndaj Covid-19

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.