LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Njëlloj si para 31 vitesh”/ Foltorja mbërrin në shtëpinë ku lindi demokracia

5 Dhjetor 2021, 20:57, Politikë CNA
“Njëlloj si para 31 vitesh”/ Foltorja mbërrin në

Kryetari i Grupimit ?Dhjetor ?90?, Bislim Ahmetaj u ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen në Foltoren e radhës të liderit hisorik Sali Berisha.

Foltorja do të mbahet më datë 8 dhjetor  në Sheshin Demokracia me studentët e dhjetorit ?90 dhe studentët e sotëm.

Ahmetja thekson se me 8 dhjetor, e kemi deryrim ndaj lirisë, demokracisë dhe Atdheut të jemi të gjithë bashkë njëlloj si para 31 vitesh.

?Miq dhe bashkëpunëtor të Grupimit “Dhjetor ’90”,

Demokratë të lirë, njerëz që e çmoni demokracinë dhe fuqinë e saj.

Me 8 Dhjetor në orën 12.00 ju ftoj të bashkojm zërin tonë, kontributin tonë me Foltoren e Dr.Berishës.

Shihemi në Sheshin DEMOKRACIA, me misionin e shenjtë për ta rithemeluar pluralizmin politik shqiptar.

Për ta rindërtuar opozitën e gjunjëzuar shqiptare.

Për ta shpëtuar Shqipërinë nga diktatura.

Ps. Nuk do të nominoj asnjë emër të përvetshëm, sepse të Merkurën me 8 Dhjetor të vitit 2021 e kemi deryrim ndaj lirisë, demokracisë dhe Atdheut të jemi të gjithë bashkë njëlloj si para 31 vitesh.?/ E.T-CNA.al

Lajmet e fundit nga