Connect with Us

Nga Luçiano Boçi/ Ata kanë të drejtë dhe kur s’kanë të drejtë

Opinione

Nga Luçiano Boçi/ Ata kanë të drejtë dhe kur s’kanë të drejtë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Luçiano Boçi

Ishte kjo shprehja-udhëzim e përsëritur disa herë në mbledhjet tona të dikurshme që na nxiste të zbrisnim në bazë.

Ngjan si lojë fjalësh, por nuk është aspak e tillë. Thjesht shpreh shkallën sipërore të domosdoshmërisë së trajtimit me respekt të bazës së Partisë Demokratike, nga drejtuesit e saj. Alias “baza ka gjithmonë të drejtë”. Përherë jam përpjekur të gjej pajtim me këtë definicion “ngacmues”.

Dakortësia ime ka rezultuar e plotë. Po!!!  “ATA (baza) kanë të drejtë dhe kur s’kanë të drejtë”!

Edhe kur na i thonë troç gjërat larg stepjes se mos na ngel hatri; edhe kur na i shkruajnë në fcb, pavarësisht pëlqimit tonë; edhe kur na “shajnë” ndonjëherë me zemërim; edhe kur na kërkojnë llogari; edhe kur na bëjnë ironi.

Kjo “dhënie të drejte” nuk është përulje, por është respekt. Sepse çdo sukses, çdo betejë, çdo sakrificë ka kaluar e kalon përmes tyre.

ATA kanë të drejtë sepse ATA kemi thirrur e na janë përgjigjur sa herë jemi përplasur me kundërshtarët, sa herë kemi zgjedhje, sa herë na duhet mbrojtje, sa herë kemi protesta.

Kanë ardhur në mes të shiut, të ftohtit, dëborës, vapës e diellit. Të pa veshur mirë, me para borxh, me qindra halle mbi supe. Ata kanë përjetuar burgosjen, gazin luftarak, papunësinë, luftën politike për hir të PD, pse jo për hir tonin.

Na janë bindur pa u ankuar, na kanë dëgjuar pa vënë në dyshim fjalët, na kanë votuar symbyllazi pa asnjë paragjykim. Jo se janë ushtarë jo aspak. E as tifozë. ATA janë ashta e PD. Janë forca e vërtetë e saj dhe bindja.

Prandaj ATA kanë të drejtë dhe kur s’kanë të drejtë e jo më tani kur kanë të drejtë.

Pikërisht, tani që kanë vendosur, sipas asaj që i takon me ligj suprem (statuti), të na thërrasin ne  të gjithëve në Kuvendin Kombëtar të datës 11 Dhjetor.

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës për kriminelët në PS/ Reagon PD: Kryeministri po sfidon shoqërinë

Është e vetmja herë që ATA kanë marrë këtë vendim. Kjo thirrje e tyre nuk është as e zakonshme dhe as e rastit. ATA kërkojnë besim, kërkojnë lidership, kërkojnë betejë me të keqen, kërkojnë të mbrojnë vlerat demokratike dhe standartet e lirisë politike. ATA kanë moral të plotë ta bëjnë një gjë të tillë.

Përpjekjet për t’i vizatuar ATA me fabulat e së kaluarës, duke i cilësuar e anatemuar si anëtarë partie “me shfaqje të huaja”,  të cilët për një gotë raki dalin  nga rruga e partisë e më pas sekretari i partisë, pas një autokritike me shkrim, i zgjat dorën e ngrohtë, janë të denja për romanet-përralla të realizmit socialist.

Thirrja e tyre nuk është as skemë, as kurth e as lojë. Është e sinqertë, e vërtetë dhe një lloj betimi besnikërie e pathyeshme e tyre ndaj PD. Detyra jonë është t’i bindemi.

Një herë të vetme t’i bindemi. Jo se thjesht i takon me statut. Jo se janë 3/4, shumë më shumë se 1/4 statutore. Jo sepse janë më këtë apo atë lider.

Por sepse, pavarësisht nga mosha, koha e militimit, krahina apo qyteti nga vijnë, simpatia apo antipatia momentale, entuziazmi apo zemërimi, ATA të gjithë që kanë firmosur, ose nuk kanë firmosur, janë vetë PARTIA DEMOKRATIKE.

Sepse, bindja ndaj thirrjes së tyre unikale e emancipuese, na bën nder dhe i jep vlerë të qenurit përfaqësues i tyre!

Ç’rëndësi ka që janë kaq shumë sot?! Edhe sikur më pak të ishin edhe më pak se  1/4, përsëri nuk duhet humbur si rast, si detyrim, si respekt. E rëndësishme është grishja e tyre. Morali i tyre është imponues.

11 Dhjetori është dita e tyre. Prandaj ATA kanë të drejtë akoma më shumë, tani që kanë të drejtë./ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi Bushati/ Veliaj, masha e djegur e Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me aktorët e teatrit. Pushteti autokratik i Edi Ramës ka vendosur të rrëmbejë edhe “ishullin e fundit” jashtë kontrollit dhe për këtë qëllim po përdor ushtarin e tij të punëve të pista, Erion Veliajn.

Tashmë provat janë të plota, me bashkinë, tatimet, prokurorinë dhe mediat e paguara shteti është bërë njësh për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2 marsit ku votohet presidenti i FSHF-së.

Përgjimi neveritës, me fjalorin banal të një njeriu që i sheh qytetarët si kavie që shiten e blien, ose në të kundërtën shantazhohen, përbën vetëm anën banale të këtij projekti politik. Në këtë fabul Veliaj është lakeu injorant i sundimtarit, servili që për një plesht është i gatshëm të djegë gjithë jorganin, kamikazi që për të zbatuar urdhërin nuk heziton të lërë gjurmë në krim.

Veliaj e ka thënë me gojën e tij se pushteti nuk ndihet më zot shtëpie pa kontrolluar edhe dhomën e vet të fundit dhe për këtë atij nuk ia bën syri tërr të sfidojë jo vetëm FIFA-n dhe UEFA-n, por edhe Krishtin dhe Muahmetin.

Thelbi i kësaj fabule është i thjeshtë, asgjesimi i çdo lloj hapsire, të mirë apo të keqe, të virtytshme apo të përdalë, të ndershme apo aspak të tillë, që ka mbetur jashtë suazës së regjimit.

Në këtë pikë ajo që po ndodh me komunitetin e futbollit është seria e dytë e po atij filmi që pamë me teatrin.

Në të dyja rastet urdhri vjen nga Rama. Ishte ai që e pati shpallur shembjen e godinës që në fillim të viteve 2000. Ishte po ai që u zemërua keq nga anëmarrja e Armado Dukës në betejën elektorale të 25 prillit.

Por, ngjashmëritë nuk përfundojnë këtu. Edhe teknologjia propagandistike është e njëjtë. Atëherë flitjej për ish aktorët e mykur të konostudios, për njerëz të prampambetur që nuk e kuptonin të renë, për pazarxhinj që paguheshin me para publike, pa luajtur prej vitesh asnjë rol.



Tani radha është kundra Dukës, beut të Shijakut që ka privatizuar për katër mandate federatën, biznesmenit që bën pazar më kombëtaren, bastexhiut që vë në rulet fanellën kuq e zi.

LEXO EDHE:  “Berisha ka shkarkuar Bashën”/ Kulluri: Ish kryeministrin nuk e përjashton dot një plastelinë

LEXO EDHE:  Floriana Garo kandidate në Tiranë nga PD?

Natyrisht, përtej zhurmës shurdhuese, ku ushton zëri i mediave që mëkohen nga Veliaj, Armando Duka nuk është një shenjt. Ai e kontrollon me dorë të hekurt dhe me mënyra anti demokratike FSHF-në. Ai pothuajse i ka asgjesuar zgjedhjet brenda saj.

Por, këtu është naive të besosh se çështja qëndron në mbarvajtjen demokratike të FSHF-së dhe në përdorimin e fondeve prej saj. Në këtë kurth bien të gjithë “idiotët e dobishëm”, që mbulonin vjedhjen tek unaza e re, me shtëpitë e ndërtuara pa leje të të zbriturve nga veriu; që përpara kullave 200 milionështe të Fushës, shikonin rekuizitën e lodhur të teatrit; që rrjedhjen lumë të eurove për inceneratorët i justifikojnë me kazanët e dyndur me plehëra.

Në fakt, realiteti është më i thjeshtë: as ligjërisht apo as moralisht, një pushtet i koruptuar nuk mund ti japë leksion asnjë segmenti tjetër të shoqërisë, sado në gjendje të vajtueshme qoftë ai.

Pikërisht se njeh këtë të vërtetë, pikërisht se është i ndërgjegjshëm për këtë mungesë besueshmërie, Edi Rama e ka kuptuar se opinioni e miraton me vështirësi pushtimin e “ishujve të mbetur jashtë kontrollit”. Dhe nga që di këtë ai ka përdorur mashën e zakonshme, Erion Veliaj, për të zaptuar FSHF-në.

Dhe njësoj si tek teatri, njësoj si tek inceneratorët apo lejet e ndërtimit në Tiranë, kryebashkiaku ka pranuar të kryejë punët e pista me frikën dhe tmerrin se mos nuk i jepet e drejta e kandidimit për mandatin e radhës.

Natyrisht, ai ka vepruar ashtu siç di ta bëjë ai: me arrogancë naive, me servilizëm të pa kamufluar, me budallallaëk që lë gjurmë, duke dëshmuar edhe njëherë, se di të jetë një shëbëtor i zellshëm, por jo një mburojë për padronin e tij.

Prandaj, të gjithë ata që dëgjuan përgjimin e shpifur të Erionit-, i cili mburej me koqet e tij të hekurta- ndonëse zëri qe u mbërriti në vesh qe ai i kllounit, përpara iu shfaq fytyra e Edit. Askush nuk ka më dyshim se arkitetkti i stadiumit me kullë do të rrëmbejë edhe terenet e futbollit./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Vetëm nëpërmjet Primareve do të përcaktohen kandidatët e PD për 6 Marsin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Tritan Shehu

Keqpërdorimi nga deputeti Basha & Co i ndonjë “sigle”, vule, a dicka tjetër të pa miratuar nga Kuvendi 11 Dhjetorit, do të ishte një shtremberim i realitetit, për tu bërë “paterice” e Ramës e “vrasës” i pluralizmit edhe në këto zgjedhje, duke u vendosur kështu në një front me atë përballë opozitës.

Dhe në fakt historia e të tilla veprimeve “vdekje prurëse” për demokracinë prej Bashës shfaqet me:

1-Cadren e vitit 2017, për të vazhduar më atë “Qeveri” në pamje pa formë, të “përbashket”, por në të vërtetë të komanduar vetëm nga Rama.

2-Me vendimin e tij për “djegjen” e mandateve në vitin 2019, duke i dorëzuar Ramës të gjithë pushtetin Legjislativ, mundësinë për të vënë dorë pa kufi mbi Kushtetuten, Kodet, Ligjet dhe institucionet.

3-Me dorëzimin si pasojë Ramës edhe të të gjithë Pushtetit vendor, elementë këto që shveshen PD nga cdo proces vendimarres e institucional, rënduan opozitarizmin, na izoluan prej partnerëve ndërkombëtarë.

4-Me atë maskaradë protestash dhe tërheqjesh prej tyre në muajt në vazhdim, me atë komedi e keq përdorim të luajtur mbi demokratët nga Basha.

5-Me atë “tryezë” kapitullante të Qershorit për “Reformën zgjedhore”, mbas përbetimeve patetike të Bashës për të sakrifikuar dhe “trupin” e tij, që përfundoi me ndryshimet karikaturiale të Kodit Zgjedhor nga ai Kuvend i lënë pa opozitë.

LEXO EDHE:  Hapet gara për kreun e PD-së/ Kandidaturat pranohen deri më 22 maj, kriteret që duhet të plotësojnë

LEXO EDHE:  Floriana Garo kandidate në Tiranë nga PD?



6-Me shpërberjen prej Z. Basha të frontit opozitar, front ky i domosdoshëm për betejat politike.

7-Me vendimin jashtë statuor e rrënues të Z.Basha ndaj Z.Berisha, vendim që e ridimensiononte në mënyre katastrofale PD e opozitën.

8-Me komedinë e tij të 18 Dhjetorit në Pallatin e Kongreseve ku në 1900 karrike ishin ulur mbi 5000 njerëz, ndërsa mbi 44 mijë demokratë i ratifikuan shkarkimin.

9-Me mbylljen më tej edhe të Selisë së PD duke filluar që për simpatizantet e saj e deri te deputetet, për ta kthyer atë në bunker të deputetit Basha, si dikur KQ i PPSh.

10-Me vazhdimin me skenarë stalinistë përçares, përjashtues, që vetëm zvogëlojnë PD, duke i humbur asaj forcen opozitare, për ta kthyer në një karrike të deputetit Basha, të mbrojtur nga Rama, si dikur Ramizi mbronte bustet e Enverit.

Tani për të gjithë është e qartë se në betejen e vertetë politike me 6 Mars ky regjim do te kete perballe PD e opoziten reale te ringritur muajt e fundit, te vendosur per ta permbysur, te rivendosur ne nje front.

Pa asnje dyshim cdo demokrat, opozitar mund e duhet të bëhet pjesë e kësaj përballjeje.

Edhe si kandidat qoftë, nëpërmejt primareve demokratike e të lira për cilindo që dëshiron./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Këshillim Kombëtar në facebook”/ 12 pyetje që “vënë me shpatulla pas muri” Ramën

Publikuar

-

Nga

Nga Lutfi Dervishi

Pyetja 1: Ngrohja globale ka vënë në vështirësi edhe vende shumë më të zhvilluara se ne. Kapriçot e motit po bëjnë që në dimër të përballemi me të ftohtin dhe gjatë verës me të nxehtin. Nisur nga i ftohti polar që po kalojmë disa mendojnë se shkollat, universitetet dhe qendrat e punës duhet të rrinë pushim. Disa të tjerë mendojnë se duhet investuar për ngrohjen e shkollave. Ju si mendoni? Ia vlen të shpenzojmë fonde për ngrohjen e shkollave kur edhe për 8 apo 9 javë vjen pranvera dhe është e sigurtë që moti do të ngrohet?

Pyetja 2: Sot ne kemi 646 mijë pensionistë. Numri i pensionistëve do të vijë në rritje dhe parashikohet që brenda 5 vjetëve të arrijë në 700 mijë. Sikundër e dini, pensionistët nuk punojnë. Disa janë të mendimit se duhen rritur pensionet se kanë 20 vjet që nuk rriten, disa të tjerë mendojnë se pensionet duhen rritur kur ata vetë të dalin në pension. Ju si mendoni. Duhen rritur pensionet kur e ardhmja e pensionistëve është mëse e sigurtë?

Pyetja 3: Shëndetësia këtu është falas. Ky është fakt. Ka pretendime të pa provuara se ende njerëzit paguajnë në spitalin publik, se të sëmurët nxirren nga spitali pa u mjekuar plotësisht dhe se kurimi vijon duke blerë ilaçet në farmaci, çka përbën një barrë të rëndë për ekonominë familjare. Po ju si mendoni? Pse njerëzit ende paguajnë kur shëndetësia është falas?

a) Është forca e zakonit.

b) Nuk e dinë se shëndetësia është falas.

c) Nuk kam mendim për këtë çështje.

Pyetja 4: 60% e njerëzve dhe 80% e biznesit janë në aksin Tiranë – Durrës. Ka njerëz dhe shumë ekonomistë që thonë se investimet në infrastrukturë duhen përqëndruar në këtë aks dhe jo duke hapur rrugë dhe tunele në zona të pa banuara. Ju si mendoni ia vlen të investosh për Unazën e Madhe të Tiranës dhe zgjerimin e superstradës Tiranë – Durrës, apo të ecim me projektin e 100 fshatrave dhe 1000 lagjeve? Nëse po, investimi duhet bërë me:

a) koncesion

b) PPP (Partneritet Publik Privat)

c) varianti hibrid i a) dhe b)

Pyetja 5: Rruga e Arbrit ende nuk ka përfunduar dhe deri më tani është inaguruar vetëm një herë. Ju ftojmë të jepni mendim për një çështje të rëndësishme. Rruga edhe pse nuk ka mbaruar ka nevojë për mirëmbajte. Si mendoni, duhet ta vendosim tani traun me pagesë apo duhet ta kishim vendosur që në fillimin e punimeve?

LEXO EDHE:  Ndoka ia “përplas” në fytyrë Bashës/ “Ka frikë nga Berisha”

LEXO EDHE:  Protestat e opozitës/ Basha takim me Kryemadhin dhe Vasilin



Pyetja 6: Shqipëria është vend i bekuar me burime ujore të shumta. Është fakt se ende nuk kemi ujë 24 orë. Jo se nuk i kemi mundësitë, por nëse do të kemi ujë 24 orë, ne rrezikojmë seriozisht falimentimin e disa kompanive shqiptare shumë të suksesshme, që shesin ujin e pijshëm. Ju si mendoni?

Pyetja 7: Kjo pyetje vlen më shumë për ish pronarët. Si mendoni për procesin e legalizimit? Mendoni se ka shumë burokraci për t’i dhënë çertifikatën e pronësisë të ashtuquajturve “zaptues” të tokave të tjetrit apo ky proces po ecën me ritmin e duhur?

Pyetja 8: Kriza energjitike ka mbërthyer gjithë Europën dhe gjendja pritet të përkeqësohet nëse Rusia pushton Ukrainën. Reshjet e shiut priten vetëm në pranverë dhe vetë Kosova ka hasur vështirësi për shkak të defekteve në Termocentralin Kosova B. Ju si mendoni çmimin e energjisë duhet ta rrisim tani menjëherë apo duhet ta kishim rritur 6 muaj më parë?

Pyetja 9: Shqipëria që nga janari i këtij viti dhe për 24 muaj në vijim do të jetë në të njëtën tavolinë me 5 fuqitë e mëdha të Këshillit të Sigurimit në OKB. Ju lutem shkruani tre rezolutat që ju i mendoni të rëndësishme dhe që duhen miratuar menjëherë në këtë Kēshill.

Pyetje 10: Në këtë pyetje nuk kërkohet votim, po mendim. Ka një shqetësim të madh në lidhje me rritjen e çmimit të apartamenteve të banimit kryesisht në Tiranë. Në të gjithë botën çmimet i rrit kërkesa, ndërsa këtu i rrit oferta. Si e shpjegoni ju këtë anomali?

Pyetja 11:  Reforma në drejtësi po jep rezultate, por e kuptojmë se jo të gjithë janë të kënaqur dhe padurimi për të parë drejtësi të vërtetë është shumë i madh. Pyetjen, për të cilin kërkojmë mendimin tuaj, e kemi marrë nga një avokat i njohur: pse gjyqtarët dhe prokurorët nuk kanë më frikë të shkelin ligjin dhe kanë frikë t’a zbatojnë atë?

Pyetja 12: Kjo pyetje është shumë e rëndësishme për të ardhmen e demokracisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Për këtë pyetje ka tre opsione në votim. Ju mendoni se PD duhet të udhëhiqet nga:

a) Basha

b) Komisioni i Rithemelimit të PD-së (kujtesë aty është Berisha i shpallur non grata nga SHBA)

c) Një grupim i ri?

Ju falënderojmë për kohën tuaj të çmuar!/CNA.al

LEXO TE PLOTE