LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Legen, nuk jemi serb"/ Demokratët "copëtojnë" Kreshnik Çollakun

5 Dhjetor 2021, 11:07, Politikë CNA
"Legen, nuk jemi serb"/ Demokratët

Deputeti i Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku përmes një postimi në rrjetet sociale ka krahasuar Foltoren me strukturat paralele të Beogradit.

?E vërteta përkundër iluzioneveAq sa strukturat paralele të Beogradit në Kosovë mund të shkarkojnë Albin Kurtin aq dhe një strukturë paralele (nëse quhet Foltore apo jo ) mund të shkarkojë Lulzim Bashën?, shkruan Çollaku.

Pas kësaj, shumë anëtarë të Kryesisë së FRPD, kanë reaguar dhe dënuar me forcë këtë deklaratë të Çollakut duke e quajtur të turpshme.

Në reagimet e tyre, anëtarët e Kryesisë së FRPD, shkruajnë se deputeti i Lulzim Bashës duhet të kërkojë falje dhe të hiqet nga grupi parlamentar i PD.

?Nuk jemi serb, ose të kërkojë ndjesë ose Lulzim Basha përtej servilizmit të tij duhet të heqë nga grupi parlamentar i PD?, shkruan Albano Stolaj.

I revoltuar për deklaratën e Çollakut, edhe Valter Meshi i është kundërvënë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Meshi shkruan se e dënon  me forcë këtë deklaratë dhe u bën thirrje të gjithë delegatëve të shporrin njëherë e mirë këta monstra që krahasojnë Foltoren me militantët e Beogradit.

Ky legen që vetë është deputet dhe motran injorante që të gjithë qeshin me të kryetare dege, krahasoka Foltoren me strukturat e Beogradit është një shëmbëlltyrë e neveritshme e Partisë Demokratike.

Dënoj me forcë këtë deklaratë dhe u bëj thirrje të gjithë delegatëve të shporrim njëherë e mirë këta monstra që, Foltoren e krahasojnë me militantët e Beogradit, me llum apo me gota rakie.

Me 11 Dhjetor është kjo një arsye e madhe që duhet të marrim pjesë në Kongresin e jashtëzakonshëm dhe të çlirojmë Partinë Demokratike nga këta monstra që vetëm dashnor/et e tyre i njohin si delegat.

Partia Demorkatike do të rithemelohet fuqishëm me datën 11 Dhjetor“, shkruan ai.

Ndërkaq Revi Kazani shkruan se : “Nuk mjafton fshirja e këtij statusi! Kreshnik Çollaku kërko falje. E turpshme që në të vërtetën tënde konflikti në PD qenka njësoj me konfliktin Kosovë-Serbi. Deri ku mund të shkojë servilzimi ndaj njëshit të partisë?

?Të jesh anëtar kryesie i Partisë Demokratike të Shqipërisë do të thotë të mbash përgjegjësi politike para Demokratëve për qëndrimet që ke dhe ato që thua dhe shkruan.

Më poshtë, një status i anëtarit të kryesisë [ilegjitime] të PDSH, njëherësh edhe deputet i PD, i cili e paralelizon Foltoren me strukturat e Beogradit. Ky status u fshi më vonë nga vetë autori.

Zotëria në fjalë duhet t?iu kërkojë falje publikisht demokratëve për ofendimin që iu ka bërë?, shkruan Eden Kollçinaku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga