Connect with Us

Kreshnik Çollaku: Demokratët e Foltores si serbët e Kosovës

Politikë

Kreshnik Çollaku: Demokratët e Foltores si serbët e Kosovës

Publikuar

-

/

Deputeti i Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku me anë të një postimi në rrjete sociale, ka krahasuar Foltoren me strukturat paralele të Beogradit.

Sipas tij, demokratët që janë pjesë e Foltores, nuk mund ta shkarkojnë Lulzim Bashën, aq sa strukturat paralele të Beogradit në Kosovë, nuk mund të shkarkojnë Albin Kurtin.

E vërteta përkundër iluzioneve

LEXO EDHE:  Çfarë e mban peng koalicionin me Bashën?/ Rrëfehet Mediu: Nuk kërkoj vend të sigurt, por…

Aq sa strukturat paralele të Beogradit në Kosovë mund të shkarkojnë Albin Kurtin aq dhe një strukturë paralele (nëse quhet Foltore apo jo ) mund të shkarkojë Lulzim Bashën”, shkruan Çollaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Protesta e 8 Janarit/ Gaz Bardhi: Berisha kërkon gjakderdhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sekretari i shkarkuar, Gazment Bardhi  në një deklaratë për mediat është shprehur se me protestën e 8 Janarit, ish kryeministri Sali Berisha kërkon gjakderdhje.

Gaz Bardhi thotë se ka marrë masa për të shmangur çdo përplasje mes demokratëve. Sipas tij protesta e 8 Janari është një skenar që do të ketë akte dhune.

PD ka marrë çdo masë teknike organizative për të shmangur çmendurinë në të cilën ka arritur Sali Berisha për të përplasur demokratët me demokratët.Është përgjegjësia jonë të mbrojmë demokratët, që kjo seli mos kthehet në një arenë ku përplasen demokratët me demokratër për t’u bërë dhurata më e cmuar e Ramës.

Ky është qëllim i protestës që ka thirrur nesër Sali Berisha e përgjegjësia jonë është të bëjmë maksimumin që kjo të mos ndodhë.



LEXO EDHE:  Ultimatumi i Ramës për 7 majin/Ky është vendimi që merr Basha

LEXO EDHE:  Ultimatumi i Ramës për 7 majin/Ky është vendimi që merr Basha

Sali Berisha kërkon sic thonë njerëzit e tij nesër gjakderdhje në selinë qendrore të PD-së. E keni lexuar deklaratën e një prej 29 anëtarëve të famshëm të atij që quhet komiteti i Rithemelimit?

Ka folur e flet për gjakderdhje në selinë qendrore të PD-së.Berisha ka provuar më shumë se një herë se tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën.

Qartësisht sot nuk mohoi që ka skenarë dhune që pakica e udhehequr prej tij t’u imponohet shumices se demokrateve.

Ky skenar dhune ka për të dështuar se demokratët kanë betejë me regjimin e Edi Ramës”, u shpreh për mediat Gazment Bardhi./A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Trondit Spartak Braho: Një deputet rrezikon të vritet nesër në protestën e PD!/ Tregon inicialet

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti Spartak Braho ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me protestën që pritet të zhvillohet nesër në selinë e PD.

 

Në një studio televizive, Braho ka paralajmëruar se nesër me datën 8 janar do të ketë dhunë duke theksuar se sipas informacioneve që ka, do të vritet një deputet i PD-së.

 

“Mos keni asnjë iluzion që nuk do të ketë dhunë, ka ardhur nga dhuna, ka jetuar me dhunën, e do ta mbullë se ku e di ai, po përsëri me dhunë. Është dhuna e ushtruar mbi të përndjekurit politik, në zgjedhjet 96, grushti shtetit ’98, e ky njeri është mësuar me dhunën. Unë kam thënë se PD është deshtament i lindur nga dhuna, ka taborrin e vet të dhunës, është ushqyer nga teoria e Berishës se me anë të hunës mund të arrihet gjithçka”, tha Braho,

 



Ish-deputeti socialist deklaroi se mund të ketë skenare vrasje, që mund të përfshijnë edhe një deputet, ndërsa dha inicialet e deputetit që mund të jetë viktimë.

LEXO EDHE:  Ultimatumi i Ramës për 7 majin/Ky është vendimi që merr Basha

LEXO EDHE:  Takim me Bashën/ Katër ambasadorë “zbarkojnë’ në selinë blu

“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia”, tha ai.

Braho nuk dha me shumë detaje, por paralajmëroi deputetin që të ruajë krahët.

 

“Mos kenë iluzione, ore do të kenë dhunë, ata që do të rrethojnë Sali Beirshën nuk mbahen, do të ketë dhunë, nuk mbahen ata, i ka karikuar njerëzit, në këtë konteskt unë parashikoj që do të ketë viktima. Nga burimet e mia unë parashikoj që një E.A do të ketë një goditje pas shpine”, theksoi Braho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grupimi “Dhjetori 90″ thirrje Bashës/ “Mos guxo të përsëritësh 21 Janarin”

Publikuar

-

Nga

cna politike

Kreu i grupimit “Dhjetor 90”, Bislim Ahmetaj i është drejtuar me një letër Lulzim Bashës, ku i kërkon që të hapë dyert e PD dhe të ulet në bisedime.

Jam i bindur që asnjë demokrat apo demokrate nuk do ta dëshironte këtë situatë sa absurde, aq edhe groteske, por mbi të gjitha dramatike dhe tragjike për fatin e qindra mijera anëtarëve dhe mbështetësve të familjes së tyre politike që shëmbi diktaturën komuniste dhe ndërmori reforma të jashtëzakonshme për ndërtimin e shtetit demokratik”, shkruan Ahmetaj.

Më tej Ahmetaj është ndalur tek humbjet që kanë pësuar demokratët në këto 8 vite dhe apelon Bashën që të japë dorëheqjen se nuk është fundi i botës.

Është po kaq e vërtetë që përgjatë këtyre gati 9 viteve të drejtimin të PD-s nga ju, demokratët edhe pse janë cfilitur në përkushtim dhe sakrifica nuk kanë njohur asnjë fitore.

 Vendi ka shkuar keq e më keq dhe nga kriza në krizë.

Kjo sigurisht që tek anëtarët dhe mbështetësit e opozitës ka shkaktuar zhgënjime të mëdha, por ky nuk do të thotë që është fundi i botës as për ju , as për demokratët ndaj gjej fuqi dhe jep dorëheqje”, shkruan Ahmetaj.

Letrën, Ahmetaj e mbyll duke ripërsëritur thirrjen për bisedime me grupin për rithemelimin e PD-së.

“Ulu në bisedime me Grupin për Rithemelimin e PD-s, ulu siç je ulur me Edi Ramën, siç je ulur me Ilir Metën, siç je ulur me aleatët e tu.  

Siç je ulur me ndërkombëtarët.

Por ama ulu me qëllimin e mirë që Partia Demokratike ta rimarrë rolin e vërtetë të opozitës.

Që PDSH të frymëzojë dhe të shndërrohet në parti fituese të zgjedhjeve dhe jo më si bisht i mazhorancës socialiste.

Kjo sjellje do të tregonte që nuk je peng i askujt, kjo sjellje do të tregonte që mund të vazhdosh të kontribosh në politik, ndoshta jo si kryetar, por për aq sa mund ta rifitosh besimin e demokratëve”, shkruan ndër të tjera Ahmetaj.

Letra e plotë:

Partia Demokratike siç po e përjetoni edhe ju po kalon një situatë të jashtëzakonshme, të paparë ndonjëherrë në historinë e egzistencës së saj 31 vjecare.

Jam i bindur që asnjë demokrat apo demokrate nuk do ta dëshironte këtë situatë sa absurde, aq edhe groteske, por mbi të gjitha dramatike dhe tragjike për fatin e qindra mijera anëtarëve dhe mbështetësve të familjes së tyre politike që shëmbi diktaturën komuniste dhe ndërmori reforma të jashtëzakonshme për ndërtimin e shtetit demokratik.

Ndër vite jemi përballur me sfida dhe situata të rënda sic ka qënë ajo e vitit 1997, kur falangat e komunizmit rrëzuan rendin kushtetues me armë, por megjithatë kemi qënë më të bashkuar dhe më me besim tek forca jonë politike.

Na është vrarë në prag të derës së Selisë së PDSH, Prijësi i Lëvizjes Studentore, Kryetari i parë i PDSH, i ndritshmi Azem Hajdari dhe kemi mundur ta sfidojmë dhimbjen dhe të ringrihemi për tu shndërruar në parti qeverisëse me rezultate historike pjesë e së cilës keni qënë edhe ju.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në PD/ Kadilli tregon shansin e vetëm për ta shpëtuar nga degradimi

LEXO EDHE:  Ndarja e parakohshme e Vasil Tabakut/ Basha: Qëndroi besnik deri në fund për fjalën e lirë

Është po kaq e vërtetë që përgjatë këtyre gati 9 viteve të drejtimin të PD-s nga ju, demokratët edhe pse janë cfilitur në përkushtim dhe sakrifica nuk kanë njohur asnjë fitore.

Vendi ka shkuar keq e më keq dhe nga kriza në krizë.



Kjo sigurisht që tek anëtarët dhe mbështetësit e opozitës ka shkaktuar zhgënjime të mëdha, por ky nuk do të thotë që është fundi i botës as për ju , as për demokratët ndaj gjej fuqi dhe jep dorëheqje.

Është pikërisht koha që të tregosh që je udhëheqës i stilit liberal perendimor.

Të jesh kryetar i opozitës dhe të pretendosh të bëhesh Kryeministër i vendit nuk është aspiratë e ndaluar në një vend demokratik, por në këto rrethana kjo ambicje e juaja duket një iluzion në sirtarë, sepse jeni ju vet që e keni shuar dhe djegur këtë ëndërr tuajën dhe të demokratëve përkohësisht.

Por e përseris s’është fundi i botës as për jua as për Partinë Demokratike, as për Shqipërinë.

Ndaj si një prej drejtuesve kryesor të lëvizjes studentore, themelues i pluralizmit politik po të drejtohem me zemër në dorë, me sinqeritetin e një njëriu që është krijuar për të kontribuar dhe jo për të përfituar të ftoj që qysh sot dhe jo nesër ti ndërmarrësh disa hapa krejt të mundshëm:

Së pari: Çeli dyert e Partisë Demokratike, jo vetëm kryesoren, por që të tria.

Së dyti: Hiqi bravat nga dyert e zyrave që ju përkasin kundërshtarëve tuaj të përkohshmë në parti.

Dhe së treti: Ulu në bisedime me Grupin për Rithemelimin e PD-s, ulu siç je ulur me Edi Ramën, siç je ulur me Ilir Metën, siç je ulur me aleatët e tu.

Siç je ulur me ndërkombëtarët.

Por ama ulu me qëllimin e mirë që Partia Demokratike ta rimarrë rolin e vërtetë të opozitës.

Që PDSH të frymëzojë dhe të shndërrohet në parti fituese të zgjedhjeve dhe jo më si bisht i mazhorancës socialiste.

Kjo sjellje do të tregonte që nuk je peng i askujt, kjo sjellje do të tregonte që mund të vazhdosh të kontribosh në politik, ndoshta jo si kryetar, por për aq sa mund ta rifitosh besimin e demokratëve.

Kjo sjellje do të justifikonte formimin tuaj të pretenduar si perëndimor.

Kjo sjellje do t’ju rifarmatonte ju, por edhe politikën shqiptare për një fillim të ri.

Kjo sjellje do të tregonte se je njeri dhe për pasoj edhe mund të gabosh por njeriu normal reflekton dhe di të kërkoj falje.

Në qoftë se nuk i ndërmerr këta hapa sonte , apo përgjatë natës do ta bësh vetën përgjegjës për gjithçka do të ketë gjasa të ndodhë nesër në shtëpinë e demokratëve.

Jo vetëm përgjegjës moral por edhe penal.

Mos guxo ta përsëritësh përvojën tënde të 21 Janarit të 2011-ës si Ministër i Brendshëm, sepse jo vetëm do të përfundosh para drejtësisë por historia do të shënjoj si Luli i Zi i Shekullit të XXI-të./CNA.al

LEXO TE PLOTE