Connect with Us

E rëndë në Greqi/ I burgosuri shqiptar vetëvritet me lidhëse këpucësh në furgonin e policisë  

Kronika

E rëndë në Greqi/ I burgosuri shqiptar vetëvritet me lidhëse këpucësh në furgonin e policisë  

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vetëvritet brenda furgonit të policisë një i burgosur shqiptar në Greqi. Shqiptari i ka dhënë fund jetës së tij gjatë transferimit nga spitali i Amfisës në burgun e Malandrinos.

Mësohet se 38-vjeçari është varur me lidhëse këpucësh pasditen e së enjtes. Ai u dërgua në spital nga gardianët e burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.

38 vjeçari po vuante dënimin me burg për vepra të ndryshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shembja e banesave tek “5 Maji”/ Policia: Nën hetim katër persona

Publikuar

-

Nga

cna kronike

Policia ka proceduar penalisht katër persona, pas aksionit të prishjes së shtëpive në 5 Maj.

Të proceduarit penalë janë: M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

“Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin e sotëm për prishjen e disa objekteve në zonën e “5 Majit”, një grup banorësh kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:



– E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

– K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Këta shtetas, në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Elbasan-Papërr/ Makina përmbyset në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Papërr. Sipas asaj që raportohet në media, në fshatin Papërr, makina është përmbysur në mes të rrugës.

Mësohet se, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime të rënda.



Ndërkohë në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po heton mbi rrethanat e aksidentit./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Makina përplas rëndë të moshuarin në Kukës/ Niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Pogradec në fashtin Vërri.

Mësohet se një motomjet është përplasur me një makinë tip ‘Mitsubishi’. Për pasojë drejtuesit I motomjetit ka mbetur i plagosur .

Pogradec/Informacion paraprak



Mesditën e sotme, jemi njoftuar se në fshatin Vërri, Njësia Administrative Proptisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor një motomjet me drejtues shtetasin D. L., rreth 29 vjeç, me mjetin tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin S. Gj.

Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit D. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE