Bashkëpunëtor i Rezart Taçit/ Lihet në burg Fabio Petruzzella

5 Dhjetor 2021, 12:42, Aktualitet CNA
Bashkëpunëtor i Rezart Taçit/ Lihet në burg Fabio

Bashkëpunëtori i biznesmenit shqiptar, Rezart Taçi, Fabio Petruzzella, është lënë në masën e sigurisë arrest me burg.

Ky është vendimi i gjykatës që pranoi kërkesën e prokurorisë së Palermos.

Petruzzella mendohet se e ka ndihmuar Zummo-n që të shpëtonte 19 milionë euro nga konfiskimi, duke i transferuar ato në një llogari bankare në Tiranë.

Ndërkaq biznesmeni Rezart Taçi është shpallur në kërkim, ndërsa GJKKO, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke lenë në burg Artur Ballën dhe Bledar Lilo, të cilët akuzohen për pastrim parash.

Këto para i përkisnin bosit të Cosa Nostrës Francesco Zummo, ndaj të cilit antimafia italiane ka vendosur masën e sigurisë ?arrest në shtëpi?, për llogari të këtij hetimi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga