LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi email degëve/ PD sqaron qëllimin

5 Dhjetor 2021, 16:00, Kronika CNA
Bardhi email degëve/ PD sqaron qëllimin

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi u ka dërguar ditën e sotme një email degëve, ku shprehet se Kuvendi i 11 dhjetorit është ilegjitim.

Ai gjithashtu shton se logo e PD, por edhe të dhënat personale të anëtarëve, përdoren vetëm me lejen e bazës.

Ndërkohë që pas këtij email të Bardhut, PD ka reaguar sërish, duke u shprehur se kush ishte qëllimi i tij.

Sipas selisë blu, logo e PD po përdoret pa autorizim dhe sipas tyre, dokumentet që po shpërndahen janë të falsifikuar dhe të paautorizuara nga një organ i partisë.

Sipas tyre, për këtë shkak është dërguar kërkesa në degë për mbledhjen e informacionit për personat që e kryejnë këtë proces të paligjshëm.

?Në media është publikuar një email i Sekretarit të Përgjithshëm z. Bardhi drejtuar Degëve të Partisë. Email nuk ka të bëjë me leximin e emrave, por me faktin që po shpërndahen bexha për 11-tën me logon e PD dhe Kuvendit Kombëtar kujtdo që mendohet se është delegat. Duke qenë se nuk lejohet përdorimi i simboleve të partisë pa autorizim, si dhe në vijim të ankesave të anëtatëve të Kuvendit për përdorimin pa leje të tyre të të dhënave nga persona të paidentifikuar, është sqaruar që dokumentet janë të falsifikuara, të paautorizuara nga asnjë organ i PD. Për këtë shkak është dërguar kërkesa në degë për mbledhjen e informacionit për personat që e kryejnë këtë proces të paligjshëm?, thuhet në njoftim./CNA.al

Një javë para Kuvendit të 11 Dhjetorit/ Basha bën përpjekjen e radhës për ta penguar

Lajmet e fundit nga