Xhemi Shehu i rikthehet ekranit/ Ja ku do e shohim moderatoren së shpejti

4 Dhjetor 2021, 17:32, Lifestyle CNA
Xhemi Shehu i rikthehet ekranit/ Ja ku do e shohim moderatoren së shpejti

Xhemi Shehu prej kohësh ka qenë e distancuar nga ekrani, konkretisht që kur ajo hoqi dorë nga drejtimi i programit humoristik ?Portokalli?.

Por ka një lajm të mirë për të gjithë ndjekësit e Xhemit.

Së shpejti moderatorja do të rikthehet në ekran në rolin e prezantueses.

Mësohet se ajo do të jetë pjesë e edicionit të ?Festivalit të Këngës? krahas emrave të tjerë të njohur si Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Të gjithë do të jënë në prezantimin e netëve live të Festivalit.

Një emër tjetër që aludohet se do të jetë pjesë e prezantimit, është edhe kantautori Ardit Gjebrea, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për të./CNA.al

Lajmet e fundit nga