LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

West Ham shtang Chelsean, blutë rrezikojnë vendin e parë

4 Dhjetor 2021, 15:25, Sport CNA
West Ham shtang Chelsean, blutë rrezikojnë vendin e parë

Chelsea lëshon pikë të rëndësishme dhe rrezikon vendin e parë në Premier League pasi u mposht në transfertë nga West Ham. Ekipi i Tuchel u mposht me përmbysje në minutat e fundit me rezultatin 3-2.

Pjesa e parë përfundoi në avantazhin e Chelsea me rezultatin 2-1. Të parët në avantazh kaluan blutë e Londrës me anë të Thiago Silva. Mbrojtësi brazilian shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Mason Mount nga këndi dhe shënoi me kokë në cepin e portës. Ndërkohë, baraspesha u vendos nga Lanzini me anë të një 11-metërshi.

Një pasim i gabuar i Jorginhos detyroi portierin Mendy të shkaktonte penallti e cila u shfrytëzua mjaft mirë nga argjentinasi. Në avantazh përsëri Chelsean e kaloi Mason Mount me një goditje fluturimthi në brendësi të zonës.

Ndërkohë, pjesa e dytë ishte edhe momenti i rikthimit të ndeshjes. Bowen shënoi nga limitet e zonës duke baraspeshuar gjithçka. Për përmbysjen e madhe mendoi Masuaku në minutat e fundit të takimit që shënoi një gol mjaft të bukur. Një dalje jo mirë e studiuar nga Mendy u vu re nga Masuaku që shënoi në një goditje-krosim.

Kështu, Chelsea ndodhet me 33 pikë në vendin e parë në pritjet të Manchester City dhe Liverpool që kanë respektivisht 32 dhe 31 pikë. Për sa i përket West Ham, ?çekiçët? forcojnë pozitat në vendin e katërt me 27 pikë.

Lajmet e fundit nga