LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e ish-deputetit/ Zbardhen dëshmitë e autorëve të dyshuar: Jemi shokë me djalin e Ujkës!

4 Dhjetor 2021, 15:40, Kronika CNA
Vrasja e ish-deputetit/ Zbardhen dëshmitë e autorëve të

Krisjan Kelmendi dhe Marjana Kola kanë dalë sot para gjykatës si të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit  Pashko Ujka.

Kelmendi mësohet të ketë thënë para gjykatës ditën e sotme se babai i tij ka pasur një miqësi me viktimën dhe se me djalin e tij kanë qenë në shkollë bashkë.

Ai tha se së bashku me Mirjan Kolën kanë qenë në Kosovë dhe rrugës në kthim janë arrestuar. Nderkohqë  familjaret e ish-deputetit kanë deklaruar në polici se Kristjan Kelmendi është autori i ngjarjes.

?Babai im ka patur nje bisede me Pashkon sepse jam shoke me te. Edhe une djalin e Pashkos e kam shok sepse kemi qene ne shkolle bashke. Po ashtu babai im dhe Pashko kane qene shoke. Pashko i ka thene babait qe ti jape parate e shtepise qe na e kane shitur 11 vite me pare. Behej fjale per nje shume prej 20 mije qe ne ate kohe Pashko ka thene qe nuk i dua. Babai i ka thene se eshte bisede e mbyllur ajo dhe une di qe nuk kemi patur ndonje problem per ate bisede dhe familja ime ka vijuar qe te qendroje ne ate shtepi. Une para pak kohesh desha te iki nga Italia ne Angli per nje jete me te mire por me kapen dhe me kthyen ne Shqiperi ne tentative per te ikur drejt Anglise. Kur erdha u takova rastesisht me Marjanin i cili me tha se do shkonte ne Kosove per te blere rroba. Une i thash po vij me te sepse kisha babain ne Kosove dhe doja ta takoja. Kemi ikur me 28 nentor ne Kosove dhe me 29 nentor po ashtu kemi qene atje. Pra naten kur eshte bere vrasje me 29 nentor une dhe Marjani kemi qene ne Kosove. Ne ate orar kemi qene ne market duke blere rroba dhe me pas jemi futur ne nje poligon qitjeje atje per  qejf. Duke u kthyer drejt Shqiperise na kane arrestuar?– tha ai.

Ndërkohë Marjan Kola mësohet se është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.

?Nuk kam asnje lidhje me vrasjen. Babain e Kristjanit e kam shok. U takuam rastesisht dhe ikem bashke drejt Kosovës meqe unde doja te blija rroba dhe Kristjani donte te takonte babain. Naten e 29 nentorit kur eshte bere vrasja une kam qene ne Kosove bashke me Kristjanin dhe nuk kam patur asnje dijeni as per vrasjen as per asgje tjeter. Me 30 kemi nentor qene duke u kthyer drejt Shqiperise dhe vetem kur na arrestuan?- tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga