Connect with Us

VIDEO/ Penallti e humbur dhe gol i anuluar, ndeshje dramatike në “Air Albania”! Partizani mposht Skënderbeun

Sport

VIDEO/ Penallti e humbur dhe gol i anuluar, ndeshje dramatike në “Air Albania”! Partizani mposht Skënderbeun

Publikuar

-

/

Për herë të parë këtë sezon, Partizani bën dy fitore radhazi, teksa pas asaj përmbysjeje ndaj Teutës, pasditen e sotme kanë triumfuar sërish me rezultatin 2-1, këtë herë ndaj Skënderbeut në një 90-minutësh spektakolar dhe të luftuar.

Gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, me “të kuqtë” që shënuan dy herë, ndërsa korçarët rikthyen barazimin e përkohshëm me anë të sulmuesit Mensah, ndërsa pjesa e dytë prodhoi raste për të dy ekipet, por jo gola.

Mundësinë më të mirë për të barazuar, korçarët e patën në minutën e 82-të me një penallti të ekzekutuar nga Jorgo Meksi, por Teqja e hipnotizoi, duke ia pritur lehtësisht goditjen.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 15 pikëve, po aq sa ka edhe Laçi i vendit të katërt, ndërsa Skënderbeu mbetet në kuotën e 8 pikëve, në vendin e parafundit.

PARTIZANI-SKËNDERBEU 2-1
14′ Rrapaj, 27′ Cara / 20′ Mensah

82’ Meksi gjuan nga pika e bardhë por Teqja grushton gjuajtjen e tij.

80’ Aksion i shpejtë i Skënderbeut në krahun e majtë, topi pasohet te Berisha në qendër me Mustën që e ndal në mënyrë të parregullt. Penallti për Skënderbeun.

64’ Në goditjen e dënimit pasardhëse Mara gjuan, topi devijohet në mur dhe shkon në rrjetë. Korçarët nisin festën, por gjyqtari sinjalizohet se Zhan Viktor e ka devijuar sferën me dorë dhe ai anulon golin. Vendim skandaloz i gjyqtarëve, pasi pamjet tregojnë se gjithçka ishte e rregullt.

27’ GOOOL Partizani. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Stenio Zhunior ul topin për Carën i cili me gjoks e shtyn në rrjetë. Fillimisht goli anulohet për pozicion jashtë loje, e pastaj VAR, pas 3 minutash pritje, konfirmon golin e rregullt.

 

20’ GOOOL Skënderbeu, Mensah shënon golin e barazimit. Rrapaj humb topin para zonës së vet dhe i jep mundësinë Berishës që të harkojë për Mensah. Ky i fundit nuk gabon me kokë në shtyllën e parë.

14’ GOOOL Partizani . Një aksion spektakolar i Malës nga e djathta bën që sfera të shkojë te Rrapaj i cili nga distanca lëshon një predhë të pakapshme për Rexhepin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Bayerni e nis vitin me humbje, mundet në shtëpi nga Gladbahu

Publikuar

-

Bayerni nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2022. Bavarezët kanë pësuar disfatë me rezultat 1-2 në shtëpi ndaj skuadrës së Monchengladbach. Pavarësisht se vendasit hapën sfidën të parët, miqtë bën një përmbysje të madhe.

Lewandowskit i’u deshën vetëm 18 minuta për të realizuar golin e parë të vitit 2022, duke i dhënë epërsinë fillestare skuadrës së tij. Sidoqoftë miqetë e përmbysën rezultatin shpejt duke realizuar dy herë brenda katër minutave.

Fillimisht Florian Neuhaus i cili barazoi shifrat në minutën e 27-të, përpara se mbrojtësi Stefan Lainer të kalonte në avantazh skuadrën e tij në minutën e 31-të, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë me rezultatin 2-1.



Në pjesën e dytë vendasit bën përpjekje të madhe për ta barazuar së paku rezultatin, duke e rrezikuar disa herë portën kundërshtare, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura, duke u njoftuar kështu me humbjen e parë në ndeshjen e parë të vitit 2022.

Pavarësisht humbjes, bavarezët qëndrojnë si lider të padiskutueshëm me 43 pikë të mbledhura në 18 xhiro, teksa Gladbach pas pesë ndeshjeve pa fitore në Bundesliga, rikthehen me një fitore të madhe duke triumfuar ndaj kampionëve, për tu pozicionuar në vendin e 11-të me 22 pikë të mbledhura.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

PSG nuk njeh limite, gati 300 mln euro për Erling Haland

Publikuar

-

Erling Haland ëhstë padyshim emri që do të lakohet më shuam gjatë merkatos së verës, me klubet kryesore në Europë që i kanë hapur dyert lojtarit i cili ka një klauzolë që e lejon të shkëputet nga Borusia Dortmund me një kosto të përballueshme prej 75 milionë eurosh.

Tashmë mbetet vetëm të bindet lojtari me një plan sportiv dhe një ofertë financiare të rëndësishme. Dhe të gjithë kanë filluar të dridhen kur kanë mësuar se në garë ka hyrë me forcë edhe PSG. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, francezët kanë gati një paketë prej 300 milionë eurosh për të bindur lojtarin, ashtu si edhe mundësinë që të luajë përkrah Mesit e Nejmar në një treshe sulmi që do të ishte e papërballueshme.



I njëjti burim thekson se në majën e listës së dëshirave të Haland është Real Madrid, por një pagë shumë e lartë si dhe bonuset e rëndësishme financiare për menaxherin Mino Raiola, mund të bëjnë që ai të ndryshojë drejtim e të niset drejt PSG-së, për të blinduar repartin e avancuar të superskuadrës në Paris. Por gjithçka është në varësi të Kilian Mbape, pasi nëse francezi vendos të rinovojë, atëherë te PSG nuk do ta shihnin më aq të nevojshëm kërkimin e një tjetër bomberi.

LEXO TE PLOTE

Sport

FIFA shpall finalistët për çminin “Futbollisti i vitit”

Publikuar

-

FIFA si çdo vit po bëhet gati për eventin gala, ku do të japë çmimet për kategori të ndryshme. Së fundmi federata ka nxjerrë emrat e finalistëve për çmimin “Lojtari i Vitit”.

Tre të nominuarit për këtë çmim janë Levandovski, Mesi dhe Muhamed Salah. Për dy të parët është e kuptueshme që të jenë në finale pasi fituan shumë në sezonin e kaluar, si nga ana individuale por dhe kolektive.



Përbën çudi fakti që nuk figuron emri i Zhorzhinjos që fitoi Champions-in me Çelsin dhe Europianin me Italinë. Gjithashtu mungojnë dhe emra si Ronaldo dhe Benzema.

LEXO TE PLOTE