Connect with Us

VIDEO/ Interi i frikshëm, shkatërron Romën e Jose Mourinhos në “Olimpico”

Seria A

VIDEO/ Interi i frikshëm, shkatërron Romën e Jose Mourinhos në “Olimpico”

Publikuar

-

/

Në supersfidën Roma-Inter, kanë triumfuar zikaltrit. Ekipi i Inzaghit është shumë i fuqishëm për Romën që e ka mposhtur kështu me rezultatin 3-0. Interi e siguroi fitoren që në pjesën e parë, ndërkohë që zhvilloi një ndeshje fantastike gjatë gjithë takimit.

Festën e nisi Hakan Calhanoglu që shënoi në minutën 15 direkt nga goditja e këndit. Turku pa mungesën e lojtarit të Romës në shtyllën e parë dhe me një goditje mjaft të bukur e çoi rezultatin në 1-0. Golin e dytë e shënoi ishi i Romës, Edin Dzeko. Ai u gjend i vetëm në zonë pas pasimit të Calhanoglu dhe e çoi rezultatin në 2-0.

Ndërkoohë rezultatin e vulosi Denzel Dumfries që shënoi edhe golin e tretë të ndeshjes dhe të parin personal me fanellën e Interit. Ai shënoi me kokë pas një krosimi mjaft të mirë të Bastonit.

Kështu, zikaltrit ngjiten në vendin e dytë në kuotën e 37 pikëve, 1 më pak se Milanit dhe qëndrojnë në pritje të supersfidës tjetër Napoli-Atalanta. Për sa i përket Romës, kjo është humbja e dytë radhazi dhe e katërta në gjashtë takime. Ekipi i Mourinhos ndodhet në vendin e pestë me 25 pikë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Gjimshiti synon të ndalë kampionët, publikohen formacionet zyrtare të Atalanta-Inter

Publikuar

-

Inter synon të vazhdojë ritmin e fitoreve në Seria A, por përballë ka një kundërshtar të vështirë si Atalanta. Zikaltërit vijnë të motivuar pas fitores në Superkupë kundër Juventusit.

Skuadra e Inzagit ndodhet në vendin e parë në kampionat dhe fitorja ndaj një rivali direkt si Atalanta, do t’i jepte një sinjal të fortë ndjekësve. Bergamaskët nga ana tjetër synojnë të afrohen me kreun, por dhe të shkëputet nga Juventusi që e ndjek.



Kjo ndeshje pritet të dhurojë spektakël mes dy prej pretendentëve për titullin kampion në Itali.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mungesa të shumta te Roma, Murinjo i beson Kumbullës

Publikuar

-

Roma do të përballet ditën e sotme kundër Kaljarit në sfidën e vlefshme për javën e 22-të në kampionat. Murinjo do të duhet të bëjë pa shumë lojtar të rëndësishëm në këtë sfidë.

Duket se mungesat e shumta te kryeqytetasit, i kanë dhënë mundësin mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, të jetë pjesë e formacionit titullar. Shqiptari do të ketë mundësin të tregojë vlerat e tij dhe për të bindur trajnerin Murinjo.



Skuadra e portugezit vjen pas dy humbje radhazi dhe fitorja është i vetmi obligim për të mbajtur gjallë shpresën për të arritur një nga katër vendet e para.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Atalanta e coptuar nga dëmtimet, Interi sot e ka autostradë

Publikuar

-

Interi vjen më i fortë se kurrë në duelin e sotëm kundër Atalantës, edhe si rrjedhojë e fitores së Superkupës së Italisë kundër Juventusit në minutën e 121-të. Nga ana tjetër bergamaskët duhet t’i bëjnë llogaritë me një lumë mungesash të rëndësishme ndaj kampionëve të Italisë. Sot në orën 20:45, trajneri Xhanpiero Gasperini duhet të bëjë pa portierin Sportielo, mbrojtësit Zapakosta, Gosens e Toloi, por mbi të gjitha pa shërbimet e bomberit Duvan Zapata. Këto mungesa do të ndihen jo pak në formacionin ku aktivizohet edhe Berat Gjimshiti, i cili do të jetë ai që do të udhëheqë prapavijën e Atalantës nga minuta e parë.



Dhe kur bëhet fjalë për Interin, për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë kujtimet janë më shumë se të bukura. Nëse kthehemi pas, konkretisht në 11 nëntor 2018, 28-vjeçari gjente golin e tij të parë në Serinë A pikërisht kundër milanezëve, në një ndeshje spektakolare të cilën skuadra e tij e fitoi 4-1 në shtëpi. “Nuk do ta harroj kurrë këtë gol, pasi t’i shënosh Interit golin e parë në karrierë, në Itali, nuk është diçka që u ndodh të gjithëve”, do të shprehej Gjimshiti në atë periudhë. Prandaj, edhe mbrëmjen e së dielës stimujt dhe kujtimet e bukura për Beratin do të jenë motivimi më i mirë.

LEXO TE PLOTE