Connect with Us

Ulje temperaturash dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Ulje temperaturash dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

/
Kapriçot e motit/ Parashikimi për ditën e sotme

Territori Shqiptar mbetet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje. Parashikohet që në zonat bregdetare dhe të ulëta të kemi reshje shiu, ku në intervale të shkurtra kohore do të jenë në formë rrebeshi në zona të izoluara.

Ndërsa verilindja dhe juglindja e vendit tonë do të jenë me reshje dëbore.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Koalicion për zgjedhjet e 6 marsit?/ Berisha: Kemi negociata me të gjitha partitë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se është në negociata me të gjitha partitë opozitare për të hyrë në një koalicion  në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Tv Klan, Berisha deklaroi se nëse do të arrihet një marrëveshje për koalicion, atëherë do të formohet Aleanca, e cial sipas tij do të ketë një logo të vetën.



Absolutisht që nesër mund të hyjmë në koalicion me LSI nuk është asnjë problem. Negociata ka me të gjitha partitë. Kandidatët do jenë nën logon e Aleancës, aleanca ka logon e vet. Ne përfaqësojmë revolucionin. Jemi mes kandidatëve të pavarur dhe partive politike. Do e vendosin ekspertët tanë. Gjithçka do varet nga ekspertët e çështjeve elektorale të cilët do parashtrojnë mendimin e tyre duke u bazuar në kodin zgjedhor. Zgjedhjet e qeverisë janë tritol dhe SPAK. Ne nuk bojkotojmë. A ishte realitet tritoli në pragun e shtëpisë së Armand Dukës në proces zgjedhor? Olsi Rama për ti marrë funksionin. Nuk është Erion Veliaj ai është një mjeran i keqpërdorur”, tha Berisha./E.K-CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Këshillimi Kombëtar/ Rama flet për “12 Pyetjet”: Kemi debat të brendshëm

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në “Open” ku foli për risinë e tij “Këshilli Kombëtar” ku bëri për qytetarët 12 pyetje për çështje të ndryshme.

Rama tha për shumë çështje e pyetje që përmban Këshillimi Kombëtar, ka edhe debate të brendshme në Partinë Socialiste.

Kreu i qeverisë tha se votat në Parlament nuk i mungojnë për të miratuar çdo nismë, por fillimisht kërkon të dijë nëse publiku e mbështet diçka apo jo.



“Mendoj që është lajm i mirë se pavarësisht faktit që ne kemi hyrë në mandatin e tretë jemi në vzhdim të kërkim të rrugëve të reja e kominikimit me njerëzit, forcimit të urës së kominikimit. Unë asnjëherë s’e kam dashur rutinën, inercinë e mosndryshimin. S’është me lidhje kjo, këto janë vendimmarrje tonat, ne s’na mungojnë kartonat për të marrë këto vendime, sepse nuk do nxjerrim sytë për të vënë vetulla. Të konstatosh se shumica e qytetarëve janë kundra dhe t’i shkosh asaj gjëje deri në fund, është budallallëk. Kjo e përforcon bindjen.

Të gjitha janë dilema, nuk janë cështje ku ne duam të gjejmë një justifikim. Duke parë reagimet, duke bërë anketime dhe duke bërë edhe vetë pyetësorët e mbushur në kaq pak ditë pa bërë asnjë fushatë, dalim në përfundimin që qytetarët e pëlqejnë këtë gjë. Kam vënë re që shumë qytetarë në komente kërkojnë tu jepet mundësia të bëjnë komentet e tyre, por në këtë rast është i mbyllur. Ne kemi edhe debat të brendshëm për këto çështje, lidhen edhe me një pozicion me partnerët e tjerë, edhe ndërkombëtarë, është një ushtrim që na lidh më shumë me njerëzit. Nuk është histori bravash, a u thye brava apo varreja,”– tha Rama./E.T-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

A e keni të qetë ndërgjegjen për Teatrin?/ Veliaj: E bëj gjumin rehat

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku Erion Veliaj është pyetur sonte në Syri tv, lidhur me cështjen e Teatrit Kombëtar.

Avokati Genc Gjokuta e pyeti nëse e kishte të qetë ndërgjegjen për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Veliaj tha se flinte i qetë pavarësisht asaj që ndodhi me godinën monument kulture që u shndërrua në gërmadhë.



“Ndërgjegjen e kam 100% të pastër. Fle rehat në ato pak orë gjumë që bëj për shkak të punëve. Besoj që kur të fillojë edhe Teatri i Ri, gjëja që do të vijë është shumë herë më e mirë, më e bukur, më e madhe, më e freskët në verë./E.T-CNA.al

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Bien temperaturat, ja kur priten reshje

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

 

LEXO TE PLOTE