LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet “çifti” në Tiranë

4 Dhjetor 2021, 13:38, Kronika CNA
Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet

Policia e Tiranës, bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar ?COUPLE?, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, janë vënë në pranga dy persona.

Sipas uniformave blu, dy shtetasit në fjalë, u kapën në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 4 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

?Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjete të marra me qira, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Korça drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kosovës dhe me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin ?COUPLE?, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. U., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, dhe i shtetases D. L. (Xh)., 35 vjeçe e dënuar më parë për veprën penale ?Dhuna në familje?

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në dalje të tunelit të ?Krrabës?, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 4 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit monetar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 4 shtetasit e huaj, për veprën penale ?Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror?.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?, kryer në bashkëpunim dhe ?Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror?.-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga