Connect with Us

Spektakël në “Signal Iduna Park”, Bayerni fiton mes polemikash ndaj Dortmundit

BundesLiga

Spektakël në “Signal Iduna Park”, Bayerni fiton mes polemikash ndaj Dortmundit

Publikuar

-

/

Bayerni i Mynihut triumfoi 2-3 ndaj Borussias së Dortmundit në “Signal Iduna Park”, ku u zhvillua një përballje me ritëm të jashtëzakonshëm, por edhe e tensionuar, që në fund pa të festonin kampionët në fuqi të Bundesligës. Një penallti e pretenduar nga verdhezinjtë, kur rezultati ishte 2-2, dhe më pas 11-metërshi i akorduar për bavarezët bëri të shpërthente trajneri Marco Rose, që mori dy kartonë të verdhë duke u detyruar të largohej para kohe nga pankina.

Julian Brandt e zhbllokoi takimin që në minutën e 5-të, pas pasimit që mori nga Bellingham, por në të 9-tën ktheu shumë shpejt baraspeshën Lewandowski. Në fund të pjesës së parë Coman shënoi të dytin për Bayernin, që shkoi në avantazh të një goli (1-2) në pushimin mes pjesëve.

Dortmundi nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe sapo nisi fraksioni i dytë Erling Haaland e dërgoi topin atje ku nuk mund ta arrinte Manuel Neuer, 2-2.

Në të 53-tën Reus u rrëzua në zonë pas kombinimit me Haaland, por kryesori nuk akordoi 11-metërsh, duke irrituar verdhezinjtë. Në të 76-tën Mats Hummels preku topin me dorë në zonë dhe kryesori pasi u konsultua me sistemin VAR bëri shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Lewnadowski u tregua i saktë përballë portierit vendës, duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin, që mori fitoren e 11-të sezonale, me diferencën mes dy ekipeve që shkon në katër pikë (34/30).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Levandovski përballë zgjedhjes/ Rinovim me ulje page ose largim

Publikuar

-

Robert Lewandowski mund të largohet nga Bayern Munich në verë.

Kontrata e sulmuesit polak me bavarezët skadon në vitin 2023 dhe, sipas Bild, ky i fundit i ka dhënë ish-lojtarit të Borussia Dortmundit dy opsione: ose të rinovonte me paga më të ulëta ose të transferohej në verë.

Lewandowski është 33 vjeç dhe në politikën e Bayernit ka vetëm një vit vazhdim të kontratës për moshën mbi 30. Kartoni i tij do të vlerësohej në 50 milionë euro.

Drejtuesit dëshirojnë që të qartësojnë situatën sa më shpejt të jetë e mundur, për të punuar në gjetjen e një zëvendësuesi, qoftë Haaland apo dikush tjetër.



Kështu bomberi polka, pas ceremonisë së FIFA-s, ku fitoi çmimin si lojtari më i mire, ka deklarua:

“Jam i fokusuar vetëm te vetja”. Për Haaland: “Ai është një lojtar i madh, por ne kemi karakteristika të ndryshme”.

Sipas Bild, Robert tani për tani është “shumë i qetë”, mendon vetëm për Bayern dhe në fund të sezonit do të analizojë të gjithë skenarët e mundshëm.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Shumë lajka, por Messi nuk i dha asnjë votë Levandovskit

Publikuar

-

Vetë fituesi i “The Best 2021”, Robert Levandovski, i dha votën maksimale si kapiteni i Polonisë mesfushorit të Çelsit dhe kombëtares së Italisë, Zhorzhinjos, ndërsa të dytin dhe të tretin votoi Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon.

Por finalisti tjetër, Lionel Mesi, preferoi të votonte me tri pikë mikun e tij Nejmar dhe pas brazilianit shokun tjetër të skuadrës te PSG-ja, Kilië Mbapenë e në fund Karim Benzemanë. Ai zgjodhi që të mos i jepte asnjë votë Levandovskit, edhe pse kur ishte ceremonia e “Topit të Artë” foli me elozhe për të.



Finalisti i tretë në garën për çmimin e madh për vitin 2021 ishte sulmuesi egjiptian i Liverpulit, Mohamed Salah. Edhe ylli i Jyrgen Klopit votoi të parin me 5 pikë Zhorzhinjon, i cili fitoi Champions-in me Çelsin, por edhe Europianin me Italinë. Ndërkohë që dy votat e tij të tjera shkuan në drejtim të kolegëve të tij finalistë, Lionel Mesit dhe Robert Levandovskit.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Portieri shqiptar debuton në Bundesligë dhe bën super paraqitje

Publikuar

-

Portieri nga Kosova, Diant Ramaj, ka bërë paraqitjen e tij të parë në Bundesligë. 20 vjeçari ka mbrojtur portën e Eintracht Frankfurtit në barazimin 1-1 si mysafir i Augsburgut.

Ramaj bëri dy-tri pritje mjaft të rëndësishme për skuadrën e tij dhe u vlerësua me një nga notat më të larta në ekipin e tij – 7.0, nga ‘SofaScore’.

Portieri i lindur në Gjermani mund të bashkohet me Kosovën por FFK nuk ka dhënë ndonjë informacion nëse ai është duke u përpjekur ta bind që të luaj për Dardanët.



20-vjeçari ishte larguar nga klubi ‘1. FC Heidenheim 1846’ për t’u transferuar te Eintracht Frankfurti, duke bërë kështu një hap gjigant në karrierë.

Ramaj shihet si një portier me të ardhme të ndritur, derisa për të është një ëndërr e relaizuar për të debutuar në elitën e futbollit gjerman.

Enitracht Frankfurti është aktualisht në vendin e tetë me 28 pikë, pas 19 xhirosh të zhvilluara dhe për Ramaj pritet të ketë minuta të tjera loje në vazhdim.

LEXO TE PLOTE