Connect with Us

“Refuzimi i vaksinës vendim i gabuar”/ Rama apel qytetarëve

Aktualitet

“Refuzimi i vaksinës vendim i gabuar”/ Rama apel qytetarëve

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen. Sipas kryeministrit refuzimi i vaksinës është një vendim i gabuar.

Përmes një video në rrjetet sociale, ku pacientë me Covid tregojnë vështirësitë me të cilat përballen për shkak të virusit, Rama iu përcejll mesazhin qytetarëve që të marrin dozat përforcuese. “Shëndeti është mbi të gjitha”, shkruan ndër të tjera Rama.

LEXO EDHE:  Edi Rama po i hap rrugën pastrimit masiv të parave/Plani nesër në orën 10:00

Kur përballesh me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën.

#VaksinohuPlotësisht💉

#BëjDozënPërforcuese🙏

#ShëndetiMbiTëGjitha🤍 “, thuhet në postimin e kryeministrit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha vijon me takimet në bazë/ Ky është qyteti ku do jetë i pranishëm nesër

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish kryeministri Sali Berisha vijon takimin në bazë me demokratët.

Ditën e nesërme, Berisha do të jetë i pranishëm në qytetin e Rrëshenit.

Takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës së qytetit, në orën 11:00.



Ish kryeministri u bën thirrje demokratëve që të marrin pjesë në këtë takim, ndërsa përmes një foto të postuar në rrjetin social thekson se të bashkuar do sjellin shpresën dhe fitoren./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Moti i keq/ Balluku apel qytetarëve: 5 ditët e ardhshme mos dilni për turizëm, temperaturat do të jenë ekstreme!

Publikuar

-

Nga

Në ditët në vijim pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga mot i keq dhe temperatura të ulëta.

 

Ministja e Infrstrukturës, Belinda Balluku thotë se nëse keni ndërmend të shkoni në ndonjë udhëtim në ndonjë vend me borë do të duhet ta rimendoni.

 

“Tregohuni të kujdesshëm, ecni me ngadalë me pajisjet e duhura, vendosni rripin e sigurisë. Ne do t’ju garantojmë të gjitha rrugët e hapura. Nuk është rasti për të udhëtuar në 5 ditët e ardhshme. Do të ketë temperatura shumë të ulëta dhe do të shkaktojnë probleme. Ne do t’ia dalim në këtë sfidë më motin por sigurisht që do të na duhet ndihma juaj. Të jemi të kujdesshëm në rrugë dhe të kursejmë energjinë elektrike”, apelon ministrja.

LEXO EDHE:  Edi Rama po i hap rrugën pastrimit masiv të parave/Plani nesër në orën 10:00

LEXO EDHE:  A do shtyhen zgjedhjet nga pandemia?/ Basha: Nuk ka asnjë shans



 

Ajo thekson se grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

 

Drejtuesit e automjeteve duhet të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bie Salianji/ Komisioni i Rithemelimit merr PD-në e Korçës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Rithemelimit, me pjesëmarrjen e Edith Harxhit, Arben Ristanit dhe deputetes Sorina Koti kanë zhvilluar një mbledhje me demokratët në selinë e PD-së në Korçë.

Demokratët, kanë mundur të hyjnë në selinë e PD-së së kësaj dege, duke rrëzuar në këtë mënyrë deputetin e Lulzim Bashës, Ervin Salianjin, i cili u komandua si drejtues politik i qarkut.

Prezenca e Salianjit nuk i ka penguar ish deputetë, drejtues dege apo edhe anëtarë që të marrin pjesë në takim, dhe duke e “injoruar” totalisht Bashën dhe të komanduarin e tij.

LEXO EDHE:  Rama shkarkon dy zyrtarë të lartë/ Ja arsyeja

LEXO EDHE:  Rama shkarkon dy zyrtarë të lartë/ Ja arsyeja



Edith Harxhi në fjalën e saj u shpreh se “Kryesia e re” nuk është zgjedhur nga anëtarësia dhe si e tillë të dërguarit e Lulzim Bashës janë të komanduar.

“Nga Lulzim Basha një “Kryesi e re” të cilët janë të komanduar jo të zgjedhur, sepse kryesia e mëparshme  është zgjedhur me votat e anëtarësisë”, tha Harxhi.

CNA.al ka mundur të sigurojë foto dhe video nga takimi që po mbahet në Korçë./CNA.al


LEXO TE PLOTE