Reforma e Ujit/ Balluku kritika kryetarëve të bashkisë: Jini seriozë, raportohen shifra jo të vërteta

4 Dhjetor 2021, 12:06, Politikë CNA
Reforma e Ujit/ Balluku kritika kryetarëve të bashkisë: Jini

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me kryebashkiakët e qarkut të Durrësit ku ka diskutuar për reformën e ujit.

Ministrja ka cekur se një nga qytetet më komplekse përsa i përket faturave të papaguara është Durrësi, pasi burimet me pompim sjellin fatura të çmendura.

Gjatë takimit, Balluku ka treguar se synimi është që qytetarëve tu ofrohet 24 orë furnizim me ujë.

Qarku i Durrësit është ndër qarqet më të mëdha. Numri i lidhjeve është 95.821.  Në Bashkinë e Durrësit 75.6% ka qenë mosarkëtimi në vitin 2020, ndërsa në vitin 2021 mbi 80%. Kemi një rritje të ujit të papaguar në Bashkinë Durrës me 5.15%.  Sa i përket Krujës është komplet një numër aspak i vërtetë.  88.3% në 2021 si normë arkëtime ndërkohë në verifikimet tona është pak mbi 43% .  Totali i papaguar për qytetin e Durrësit është mbi 70 milionë euro, ndërsa për Krujën është mbi 7 mln euro.

Ne e dimë nga vjen problem për Durrësin vjen nga energjia e papaguar. Burimet janë me pompim që prodhojnë një faturë të çmendur.

Kjo është diçka që do ta zgjidhim. Duhet të gjejmë një zgjdhje për këtë problem, pasi sjell faturat më të larta të faturës së energjisë.

Ne synojmë tu sjellim qytetarëve atë që iu kemi premtuar. Synimi ynë është tu ofrojmë qytetarëve 24 ore me furnimzim me ujë.

Kërkoj që kjo të merret seriozisht nga kryetarët e Bashkisë.

Durrësi për ne është situatë specifike që e trajtojmë në kushte të tjera, për shkak të numërit të banorëve, bizneseve dhe burimeve të larta nga ku vjen dhe zona e pompimit, e kuptoj kompleksitetin, por duhet patur kujdes?, tha Balluku.

Balluku ka kritikuar kryetaren e Bashkisë Durrës, ku ka vënë në dukje se institucioni i bashkisë harxhon më shumë ujë se një biznes, hotel.

Mendoni se harxhoni ju më shumë si institucion i Bashkisë Durrës apo një hotel. Mund të ma sqaroni kryetare. 149 metra kub në muaj ndërkohë që një biznes privat si hotel vetëm 13 metra kub.  Është një situatë që kërkoj të merret seriozisht nga kryetarët e bashkisë. Kjo s’ka më lidhje me drejtorët e ndërmarrjeve.  Unë e njoh dhe e kuptoj shumë mirë problematikën e Durrësit por duhet pasur kujdes“, tha ministrja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga