LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Realizoi kundër Brighton, Broja: Mund të kisha shënuar gola të tjerë, i zhgënjyer me rezultatin

4 Dhjetor 2021, 19:25, Sport CNA
Realizoi kundër Brighton, Broja: Mund të kisha shënuar gola

Armando Broja është lojtari i momentit te skuadra e Southampton në Premier League.

Në sfidën e ditës së sotme sulmuesi shqiptare e nisi ndeshjen titullarë kundër Brighton, teksa ka arritur të lërë gjurmë duke shënuar gol në minutën e 30 të takimit. Takim që u mbyll me shifrat 1-1.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare e pranoi se duhet t?i kishte shfrytëzuar edhe rastet e tjera që iu paraqitën, për ta mbyllur me herët ndeshjen.

?Ishte goditje e madhe për ne, sepse loja po shkonte në favorin tonë. Dominuam në pjesën e parë dhe gjatë fraksionit të dytë. Të pësosh gol në fund në atë mënyre ishte vërtet zhgënjyese. Nuk ndihemi mirë si u mbyll ndeshja, por ne do të vazhdojmë përpara.

Ne fokusohemi ndeshje pas ndeshjeje, në paraqitjet e ekipit. Është zhgënjyese të pësosh në fundit e lojës. Ne e kontrolluam para atij momenti. Ne do të vazhdojmë të ecim si ekip, kemi moral të lartë, do të vazhdojmë të shohim përpara.

Mendoj se mund të kisha shënuar gola të tjerë edhe në ndeshjen paraardhëse. Do të vazhdoj të punoj që të përmirësohem?, theksoi 20-vjeçari shqiptar pas ndeshjes me Brighton.

Lajmet e fundit nga