Connect with Us

Para dy ditësh ligji kaloi në Kuvend/ “Shpërthen” gazetari: Votuat një kryevepër budallallëku

Ekonomi

Para dy ditësh ligji kaloi në Kuvend/ “Shpërthen” gazetari: Votuat një kryevepër budallallëku

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka folur me tona të ashpra për votimin në Kuvend të ndryshimeve në ligjin e parandalimit të pastrimit të parave.

Ai ironizuar duke shprehur se është bërë një “hajvanllëk”, duke e cilësuar kështu aktin si antikushtetues dhe që shkel parimin e  proporcionalitetit.

“Para dy ditesh votuan disa ndryshime ne ligjin per Parandalimin e Pastrimit te Parave keta ne Kuvend. Kane votuar nje kryeveper te budallekut aty.

Sipas ndryshimeve, nese nje banke apo nje zyre te kembimit valutor i shpeton nje transaksion i dyshimte per pastrim parash, asaj i vihet automakisht gjobe 10 per qind e xhiros ose 5 milione euro.

Shikoni pak cfare hajvanlleku kane bere. Transaksioni mund te jete edhe 100 mije euro. Por gjoba do jete 5 milione euro.

E para kjo eshte antikushtetuese se shkel haptazi parimin e proporcionalitetit. Ndeshkimet jo proporcionale jane shtremberimi me i madh i drejtesise.

Se dyti, qe ta kuptoni sa mend kane kur bejne dhe votojne ligje. Keta bejne ligj per t’u vene gjobe 5 milione euro, bankave tona? Me keto lloj gjobash palos Cityn dhe Ëells Fargon, jo me keto bankat tona, sidomos keto me pronare shqiptare njehere.

“Na ka thene eksperti gjerman”- thone. Po ca gjermani ere? Mendoni pak para se te votoni keto lloj xhevahiresh se me dy gjoba si keto palos gjysmen e bankave ketu”, shkruan Klodian Tomorri në rrjetin social facebook./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Çmime stratosferike për produktet e shportës/ Rritje marramendëse në një muaj

Publikuar

-

Nga

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2021, arriti 103,7 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2021 është 3,7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,1 %.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2021, krahasuar me Nëntor 2021 është 0,8 %. Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2021 është 2,0 % nga 1,6 % që ishte në vitin 2020.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,22 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,48 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,38 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë përqindje.



Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqind.

LEXO EDHE:  Përfundon votimi në Kuvendin Kombëtar të PD/ Kutitë pritet të dërgohen në selinë blu

LEXO EDHE:  Koha për të ndalur represionin financiar

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin Dhjetor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 9,0 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,4 %, “Argëtim dhe kulturë” me 4,2 %, “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,3 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,7 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,2 %, Shëndeti” me 0,9 %, “Shërbimi arsimor” me 0,5 %. Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,3 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 11,7 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 11,3 %, “vajra dhe yndyrna” me 9,4 %, “bukë dhe drithra” me 6,3 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 5,6 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,8 %, “mish” me 3,3 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin Nëntor 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,9 %, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Transporti” me 0,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,2 % secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Paundi në krye të listës, Euro dhe Dollari më dobët/ Kursimi i këmbimit, 13 Janar 2022

Publikuar

-

Nga

cn aljme ekonomi

Dollari amerikan sot blihet me 105 Lekë dhe shitet me 110 Lekë.

Monedha e eurozonës, blihet me 119 Lekë dhe shitet me 124 Lekë.

Paundi britanik blihet me 142.9 Lekë dhe shitet me 147.9 Lekë.



Franga zviceriane blihet 113.1 Lekë dhe shitet me 118.1 Lekë.

Dollari kanadez blihet 82.1  Lekë dhe shitet me 87.1 Lekë.

LEXO EDHE:  Koha për të ndalur represionin financiar

LEXO EDHE:  ‘Demokratët janë shumicë’/ Këlliçi: Bashkë për të rindërtuar Partinë Demokratike

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Bizneset kanë lulëzuar, investimet janë shtuar”/ Delina Ibrahimaj flet me shifra

Publikuar

-

Nga

Administrata Tatimore/ Ibrahimaj: Risitë që sjell fiskalizimi për bizneset dhe portali Self-Care

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka njohur me rritje një vit më parë.

Ibrahimi e ka përkthyer me shifra, që sipas saj në vitin 2021,  ekonomia ka ka shënuar një rritje prej 8.6%.

Ndër të tjera Ibrahimi tha se gjatë vitit 2022,  do të ketë një rritje ekonomike te 4.1% dhe më tej parashtroi faktorët stimulus.



“Rritja ekonomike për 2021 parashikohet të jetë 8.6%. Niveli i lartë i rritjes ekonomike ka ardhur si pasojë e treguesve të ndryshëm makroekonomikë, që shoqërojnë rritjen ekonomike. Si fillim, dua të flas për të ardhurat, që kanë pasur një vijueshmëri dhe ecuri shumë të kënaqshme. Për vitin 2021 mendojmë se niveli i të ardhurave do të jetë rreth 506 miliardë lekë, duke e çuar treguesin e ecurisë ndaj PBB në 28.6%. Synojmë që së shpejti të arrijmë në një nivel 30%. Në krahasim me vitin 2020, të ardhurat e këtij viti do të mbyllen me një rritje prej 21%. Nëse e krahasojmë me vitin 2019, të ardhurat janë rritur me 11%. Ky rezultat besojmë se ka ardhur i ndikuar nga ecuria e mirë e bizneseve, por i ndikuar edhe nga fiskalizimi, që është një proces që tashmë ka filluar, është në fazat e tij përfundimtare dhe ka filluar të japë efekte, sidomos në bizneset e mëdha”, është shprehur Ibrahimi.

LEXO EDHE:  ‘Demokratët janë shumicë’/ Këlliçi: Bashkë për të rindërtuar Partinë Demokratike

LEXO EDHE:  Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

Sipas saj, papunësia në tre-mujorin e tretë të vitit 2021 arriti në nivelet e vitit 2019, duke treguar se ekonomia është rigjallëruar.

“Në rritje kanë ardhur edhe investimet. Ne mendojmë se kjo rritje dhe perspektiva që na pret për 2022, rritja ekonomike do të vazhdojë, por jo në nivelet e vitit 2021, por planifikojmë të arrijmë një rritje ekonomike me rreth 4.1%. E besojmë fort këtë, pasi kemi ndërmarrë disa nisma të politikës fiskale, që do të sjellin një rritje të qëndrueshme. Gjatë 2022 MEF do të ndjekë një politikë fiskale të kujdesshme, duke synuar reduktimin e borxhit publik, që është në nivele shumë të larta. Më 2021 ai do të mbyllet me një nivel rreth 81.2%, ndërsa më 2022 ne parashikojmë të shkojë në rreth 78%”, është shprehur më tej Ibrahimaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE