Connect with Us

“Nuk e di si pësohen gola si i pari dhe i treti“, Murinjo lë intervistën para kohe pas humbjes: Nuk dua t’i përgjigjem pyetjeve

Seria A

“Nuk e di si pësohen gola si i pari dhe i treti“, Murinjo lë intervistën para kohe pas humbjes: Nuk dua t’i përgjigjem pyetjeve

Publikuar

-

/

Përballja e Interin rezultoi një makth për Murinjon, teksa Roma e tij u mposht thellë 3-0 nga zikaltrit. Në përfundim të ndeshjes, portugezi ka folur shkurt për mikrofonin e “DAZN“-it.

“Special one“ i vë fajin faktorëve të jashtëm si lëndimet, Kovidi apo kartonët e verdhë, si dhe shpreh habinë se si skuadra e tij mund të pësonte një gol si i pari dhe i treti. Në fund Murinjo ka refuzuar të japë përgjigje për pyetjet e panelit në studio, duke u larguar përpara kohe nga intervista.

“Interi është më i fortë se ne në kushte normale, në kushte jonormale është shumë më i fortë se ne. Vitin e kaluar ajo përfundoi 29 pikë mbi ne. Mes Kovidit, lëndimeve dhe skualifikimeve ishim në një situatë të kufizuar.

Ne kishim zero potencial sulmues dhe duhej të shënonim në ato pak raste. Ne kishim tre, dhe nuk e bëmë. Kur bën një enigmë shumë të vështirë, nuk mund të pësosh gola si i pari dhe si i treti.

Për mendimin tim, arbitri është i mirë, vetëm Kristantes i mungoi një karton i verdhë.

Jemi skuadra më e padisiplinuar në Serinë A, kemi një rekord të jashtëzakonshëm kartonash të verdhë. Ju kërkoj falje juve dhe atyre që na dëgjojnë nga shtëpia por nuk dua t’u përgjigjem pyetjeve të studios”, ka thënë Murinjo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Vendimi drastik/ Serie A me vetëm 5 mijë tifozë për dy javët e ardhshme

Publikuar

-

Asambleja e Ligës së Futbollit, e mbledhur me urgjencë për të marrë masat në këtë moment të vështirë prej COVID-it dhe ka vendosur që ndeshjet që do të luhem më 16 janar dhe 23 janar do të kenë maksimalisht 5 mijë persona që do të ndjekin ndeshjet në stadium.

Për sa i përket javës së ardhshme, e cila do të luhet nesër ashtu si edhe për Superkupën e Italisë, kapaciteti i stadiumeve do të vazhdojë të jetë 50%. Kjo është përgjigja e futbollit, pas deklaratave të kryeministrit Draghi, i cili tha se futbolli duhet të ndalet. Por Serie A ka vendosur që të mos i mbyllë dyert për tifozët.



Megjithatë, reduktimi i numrit të tifozëve është shumë  lartë. Ishte një vendim i aprovuar me unanimitet që të jenë në stadium vetëm 5 mijë tifozë për dy javët pasardhëse. Por gjithashtu duhet theksuar se sektori i miqve do të jetë i mbyllur dhe në stadium do të jenë vetëm vendasit. Në Asamble morën pjesë 20 skuadrat pjesëmarrëse, të lidhura me videokonferencë.

Ky takim u bë menjëherë pas telefonatës së kryeministrit Mario Dragi drejt presidentit të Federatës Italiane, Gabriele Gravina. Mes opsioneve ishte edhe mbyllja e stadiumeve dhe luajtja e ndeshjeve pa tifozë, por ky opsion nuk i pëlqeu shumë botës së futbollit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kriset muri mbrojtës i zikaltërve, titullari i Interit ka kërkuar largimin

Publikuar

-

Stefan de Vraj është pa dyshim një nga më të rëndësishmit e prapavijës zikaltër, e cila është një nga shtyllat e këtij Interi dhe paraqitjeve fantastike të tij.

Por duket se koha e 29-vjeçarit si zikaltër është drejt fundit. Pas një sërë aludimesh mbi të ardhmen e tij gjatë merkatos së verës, duket se vera që vjen do t’u japë fund zërave dhe do të vulosë përfundimisht vazhdimin e aventurës së tij jashtë Italie.

8 vitet e tij në Apenine, prej të cilave 4 të kaluara në Milano që pas transferimit me parametër zero nga Lacio, kanë qenë të mjaftueshme për futbollistin që ndien se është gati të provojë një aventurë të re.



Për këtë motiv, De Vraj nuk ka ndër mend ta rinovojë kontratën që i skadon në 2023 dhe i ka kërkuar agjentit të tij, Mino Raiola, që duhet thënë se ka qenë një nga shtysat më të mëdha për ta larguar nga Interi, të gjejë një tjetër ekip.

Preferenca e tij ngelet Anglia, aty ku ish-trajneri i tij Antonio Konte do ta priste me krahë hapur te Totenhemi.

Marrëdhënia e mirë me Raiolën duket se i ka hapur sytë futbollistit edhe për një tjetër çështje, sepse ditën e djeshme ka hedhur në gjyq ish-agjentin e tij për shkak të një shume të madhe që këta të fundit kanë përfituar në kurriz të tij, e cila shkon nga 17-22 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E bujshme/ Ekuban pritet t’i bashkohet skuadrës ku aktivizohen 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Konyaspor, ekipi ku luan Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi ka piketuar për sulmin, Caleb Ekuban, sulmuesin 27-vjeçar të Genoas.

Një interes të fortë e pranoi edhe vetë trajneri i klubit turk.



“Do të isha shumë i lumtur nëse Ekuban do të vinte këtu. Ai është një nga lojtarët e mi të preferuar. Kur folëm me drejtuesit tanë, thashë se mund ta përdorim atë në çdo zonë sulmuese, ai di të luajë për ekipin dhe përshtatet. Do të isha shumë i lumtur nëse transferimi do të shkonte mirë, por nuk është një operacion i lehtë”.

LEXO TE PLOTE