LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nga qielli i artit shqiptar, u shkëput ylli më i ndritshëm”/ Bujar Kapexhiu mesazh prekës për Edi Luarasin

4 Dhjetor 2021, 11:27, Kulturë CNA
“Nga qielli i artit shqiptar, u shkëput ylli më i

Regjisori Bujar Kapexhiu ka përcjellë mesazhe prekëse, pas ndarjes nga jeta të aktores Edi Luarasi.

Aktorja e madhe e skenës shqiptare u shua dje për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Miku i saj, artisti Bujar Kapexhiu në një prononcim për mediat, tha se nga qielli i artit shqiptar, u shkëput ylli më i ndritshëm.

?Është i dhimbshëm çasti kur të takon të flasësh për një njeri të dashur që largohet nga kjo jetë. Edi Luarasi, një nga aktoret më të shquara nuk është më, por padyshim që ka lënë gjurmë të thella në ekran dhe në teatër dhe do jetë e paharruar gjithmonë. Nga qielli i artit shqiptar, u shkëput ylli më i ndritshëm, për të bërë dritë në parajsë. Jam i sigurt se shumë dhimbje kanë për miqtë e kolegët e saj, por edhe spektatorët. Me atë që ajo ka lënë ajo do mbetet e paharruar për të gjithë.
Ka qenë një bashkëpunim shumë i ngushtë. Kemi qenë të dy bashkë dhe për duartrokitjet, ovacionet, suksesin, por edhe të tjerat gjëra që pësuam nga regjimi?, tha Kapexhiu./CNA.al

Lajmet e fundit nga