LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me çmontimin e Uzinës së Naftës në Ballsh, merr fund edhe lufta kundër komunizmit

4 Dhjetor 2021, 12:54, Opinione CNA

Nga Mentor Kikia

Rafineria e Naftës në Ballsh po çmontohet, po shitet për skrap. Po shkrihet. Nga privatizimi i parë, në 2008, prej ?manjatit? të naftës Taçi, ajo u shit nga njëri maniak tek tjetri, ku secili zhvati sa mundi, nga nafta e nëntokës sonë, taksat që duhej ti paguanin shtetit e deri tek pagat e papaguara të punëtorëve. Miliarda Euro…

Tashmë, po i jepet dora e fundit. Po e shesin me ?kile? në Metalurgjinë e Elbasanit. Ky është edhe fundi i industrisë së përpunimit të naftës në Shqipëri. Afera e Ballshit, është një histori që, nëse hetohet me themel, çon në burg dy qeveri.

Por tani për tani kemi halle të tjera…

Çmontimi dhe shkrirja e kësaj uzine i jep fund edhe kapitullit të çmontimit dhe asgjësimit të pasurisë publike vënë në regjimin komunist. Uzina e Ballshit shkon atje ku shkoi para saj Azotiku i Fierit, që u çmontua në kohë rekord, për vetëm dy javë. Atje ku shkoi Uzina e Naftës në Cërrik, atje ku shkoi Uzina e Superfosfatit në Laç, atje ku shkoi edhe vetë Metalurgjiku, me një pasuri teknologjike të paimagjinueshme, edhe Kombinati i Tekstileve në Tiranë e Berat, edhe Uzina e Telave në Shkodër… Atje ku shkuan edhe fabrikat e përpunimit të mineraleve, edhe fabrikat e konservimit dhe përpunimit të frutave e perimeve. Më herët kishim çmontuar e shitur edhe shinat e linjave hekurudhore, edhe shtyllat e linjave të telefonit?

Në kuadër të luftës kundër komunizmit, në fillim të viteve ?90 ne shkatërruam edhe vreshtat, palantacionet me pemë frutore, plantacionet me agrume, mijëra pemë ulliri, mijëra hektarë pyje…

Dhe ja, më në fund e hoqëm edhe uzinën e përpunimit të naftës. Tani nuk ka më asgjë në këmbë nga ajo që ndërtuam me djersë e me gjak për gjysmë shekulli komunizëm. Në këmbë kanë mbetur vetëm komunistët e shndërruar në kapitalistë, me pasuritë e komunizmit.

Për tri dekada punojmë jashtë dhe me paratë e fituara blejmë nga jashtë edhe bukën, ushqimet, frutat, rrobat, këpucët, çorapet, çikmet e llastikut, portokallat, plehrat kimike, salcën e domates, llampat, celësat e dritave, gozhdët, kovat dhe legenat, stilolapsat, letrën, lugët e pirunat,?.

Padyshim, industria e rëndë, shpesh jo rentabël, nuk mund të mbahej në këmbë. Por industria ushqimore, industria e plehrave kimike mund të ishin efektive? padyshim edhe ajo e naftës.

Tashmë nafta thjeshtë do të shitet nga kompanitë e huaja që e thithin nga nëntoka, të cilat në bashkëpunim me qeverinë do të vazhdojmë të mos i paguajnë taksa shtetit.

Ndërsa ne do të vazhdojmë të emigrojmë, duke lënë pas vetëm politikanët dhe maskarenjtë, që u pasuruan me pasurinë kombëtare./CNA.al

Lajmet e fundit nga