Connect with Us

Kukësi “shpartallon” Kastriotin, verilindorët marrin fitoren e tretë radhazi

Sport

Kukësi “shpartallon” Kastriotin, verilindorët marrin fitoren e tretë radhazi

Publikuar

-

/

Kukësi konfirmon formën e mirë në këtë moment të sezonit, teksa verilindorët nuk e vendosin për asnjë moment në diskutim trepikëshin ndaj Kastriotit duke i mposhtur këta të fundit në transfertë me rezultatin e thellë 1-5. Kukësi në këtë formë merr fitoren e tretë radhazi dhe i ushtron presion Tiranës, duke u renditur në vendin e dytë, vetëm një pikë larg bardhebluve. Sa i takon kronikës së sfidës, Kukësi e nisi duke shpërdoruar dy raste me anë të Feijao, megjithatë braziliani rikuperoi gabimet me anë të golit në minutën e 24.

Nga ana tjetër, Kastrioti pati mundësi për të shënuar, por Greca nuk ishte i saktë para Tafas, me këtë të fundit që shpëtoi edhe në raste të tjera skuadrën. Megjithatë, në minutën e 42, Milunivic dyfishoi shifrat duke i dhuruar qetësinë të tijve. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, vendasit pësuan jë transformim në aspektin negativ dhe Kukësi nuk fali duke shënuar edhe katër herë të tjera.

Protagonist ishte Feijao që kompletoi tripletën personale, ndërsa në listën e golashënuesve nuk munguan edhe Gjelbrim Taipi dhe Bruno Lulaj nga penalltia. Sakaq, për krutanët realizoi Mudrazija, por që goli i tij vlen vetëm për statistika. Pas kësaj, ndeshje situata për Kastriotin rëndohet edhe më shumë në lidhje me renditjen, teksa mbetet e fundit me pesë pikë të grumbulluara në 11 javë.

 

Kastrioti-Kukësi  1-6 (79′ Mudrazija/ 24′, 51′, 77′ Feijao, 42′ Milunovic, 86′ Gj. Taipi, 90+3’Lulaj)    

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

VIDEO/ “Poker” spektakolar, Benzema dhe Vinicius Jr i japin fitoren Real Madrid-it

Publikuar

-

Real Madrid ka arritur të marrë një fitore të merituar në Santiago Bernabeu ndaj Valencias.

Madrilenët shënuan të parët me anë të francezit Karim Benzema.

Benzema shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 43-të. Me këtë gol numri 9-të arriti kuotën e 300 golave me fanellën e “Los Blancos”. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1-0.

Në të dytën  Vinicius Jr realizoi një supergol duke dërguar rezultatin në 2-0 në minutën e 52-të. Braziliani u tregua magjik në zonën e kundërshtarit duke dribluar disa prej tyre e në fund dërgon topin në rrjetë.

Nuk vonon shumë dhe përsëri Vini Jr realizon golin e tretë në minutën e 61-të duke trefishuar rezultatin me golin e tij të dytë personal.



Valencia arrinë të shënojë golin e parë me anë të Guedes në minutën e 76-të.

“Los Blancos” nuk u mjaftuan me 3 gola kur në minutën e 88-të shënon përsëri Benzema.

Real Madrid ka kontrolluar totalisht ndeshjen duke marrë një fitore me rezultatin 4-1. Tashmë “Los Blancos” shkojnë në kuotën e 49 pikëve.

Shikoni golat këtu:

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Përmbysje me tre gola në minutat e fundit, Borusia ngushton diferencën me Bajernin

Publikuar

-

Borusia Dortmund ka ngushtuar në 6 pikë diferencën nga Bajerni kryesues, me një fitore me drithërima 3-2 me përmbysje ndaj Eintraht Frankfurt në transfertë. Pas humbjes së bavarezëve një ditë më parë, skuadra e Rose nuk gaboi, edhe pse u desh të priste deri në minutat e fundit të sfidës për të siguruar tre pikët.

Dortmundi e nisi më mirë takimin, por Eintrahti ishte ai që shënoi i pari me Rafael Santos Borre në minutën e 15, ndërsa dyfishoi shifrat po me të vetëm 9 minuta më vonë. Por pavarësisht sulmeve të vazhdueshme të skuadrës së Dortmund, ajo nuk do të gjente rrugën e rrjetës deri në minutën e 71-të të ndeshjes me Hazard.



Ndeshja u bë edhe më e ethshme dhe në minutën e 87, Belingam gjeti barazimin me një gjuajtje me kokë. Ndërsa në të 89-tën, Dahud realizoi me një goditje spektakolare në kufijtë e zonës, për t’i dhënë pikët e plota skuadrës së tij, që duket në këtë sezon se mund të vërë në dyshim në momente të veçanta hegjemoninë e Bajernit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Çudira shqiptare në Kategorinë e Dytë, trajneri i ri prezantohet me fanellën e Parmës

Publikuar

-

Çudirat në futbollin shqiptar nuk fund. Luzi 2008, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë ka prezantuar Lorenc Pashja si trajnerin e ri të skuadrës. Tekniku I njohur u largua nga Shkumbini disa javë më parë, ndërsa tani do të drejtojë Luzin në Kategorinë e Dytë me misionin për ta ngjitur në Kategorinë e Parë.



Çudia me trajnerin Pashja dhe skuadrën e Luzit është te fotoja e prezantimit. Trajneri i njohur në foton e bërë me dy anëtarët e ekipit ka pozuar me fanellën e Parmës, skuadrës italiane të Serie B dhe jo me fanellën e Luzit. Një veprim amatoresk i bërë nga një klub që luan futboll profesionist në Kategorinë e Dytë shqiptare.

LEXO TE PLOTE