
Çfarë ndodh nëse qëndrojmë shumë kohë pa fjetur?
Kur Rendi Gardner u bë pjesë e panairit shkencor në shkollën...
Kriza ekonomike që goditi botën gjatë viteve 1990, pati një ndikim të ndryshëm në çdo vend anembanë globit. Ajo krizë ekonomike nuk u shkaktua nga diçka specifike. Në fakt, bota po kalonte një ndryshim të madh nga pikëpamja ekonomike, pasi fuqitë botërore filluan që të balanconin ekuilibrat pas Luftës së Ftohtë.
Kriza ekonomike
Ajo filloi në Shtetet e Bashkuara, dhe shumë vende të tjera të Evropës Qendrore, që u goditën shumë rëndë, me recesionin më të madh të parë në histori, për shkak të krizës së Gjirit Persik, që e çoi besimin e konsumatorëve në nivelin më të ulët historik. Vetë recesioni kishte shumë faktorë të tjerë, por gjithçka po ndodhte në një kohë realisht të vështirë për Amerikën.
Më pas pasoi kriza bankare brenda vendeve skandinave si Finlanda dhe Suedia, të cilat në atë kohë njiheshin se kishin disa nga bankat më të forta në mbarë botën, për shkak të fuqisë së tyre financiare të mbështetur nga llogaritë në parajsat fiskale. Të mos harrojmë të Mërkurën e Zezë, e cila dëmtoi rëndë fuqinë financiare të Britanisë së Madhe gjatë vitit 1992, duke u detyruar atë të tërhiqte paundin e saj nga ERM (Mekanizmi Evropian i Kursit të Këmbimit).
Më pas ishte kriza ekonomike në Meksikë, e cila ishte një ngjarje e pashmangshme që pritej të ndodhte pas recesionit të madh në SHBA, dhe që e detyroi qeverinë amerikane të zhvlerësonte pezosin përkundrejt dollarit.
Duke qenë se eksportuesja dhe importuesja kryesore e Meksikës ishte SHBA-ja, ajo u gjend në një pozitë shumë të vështirë,pasi shumica e dollarëve të pranishëm në Meksikë u zhdukën brenda natës duke shkaktuar një arratisje të kapitalit.
Një tjetër goditje e madhe ndaj gjithë kësaj krize, ishte Kriza Financiare Aziatike e vitit 1997, që dëmtoi ekonomitë e ndërtuara me sukses për shekuj me radhë si Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina. Por zhvillimi më dramatik ishte kriza financiare ruse e vitit 1998, që ndodhi për shkak të zhvlerësimit të rublës ruse nga Banka Qendrore Ruse dhe të mospagimit të borxhit të saj.Ky ishte një veprim i domosdoshëm, pasi Rusia e kishte të vështirë të mësohej me një sistem demokratik që nga rënia e komunizmit në këtë vend në vitin 1991.
15 shishe vodka në muaj
Për shkak të kësaj krize, Rusisë iu desh të bënte shumë ndryshime, që ta shmangte zhytjen e vendit në një recesion të madh, në të cilin ajo ra gjithsesi pavarësisht përpjekjeve që bëri. Një nga ndryshimet kryesore që ndodhi,kishte të bënte me pagesën e mësuesve brenda Rusisë, duke përdorur pijen e famshme kombëtare vodkën në vend të parave.
Shumica e mësuesve kishin një pagë mesatare prej 15.000 rublash, ose rreth 200 dollarë me kursin e atëhershëm, ose 430 dollarë me kursin e sotëm. Kështu në vend të 15.000 rublave, mësuesit do të merrnin si pagë15 shishe Russkaya Vodka.
Një artikull i botuar në ?Moscow Pullman Daily News? më 22 shtator 1998, raportonte se të gjithë mësuesit në Rusisë Qendrore do t?i merrnin rrogat e tyre mujore në shishe vodka, për shkak se arkat e qeverisë ishin praktikisht bosh.
Në artikulli përmendej fakti se 8.000 mësues në Republikën e Altait (Siberi), do të merrnin 15 shishe vodka si pagën e tyre mujore, ndërsa drejtuesit lokalë po i bënin presion qeverisë federale që të shlyente borxhet e saj ndaj arsimtarëve.
Qeveria u premtoi mësuesve se kjo formë e pazakontë e pagesës,do të ishte diçka e përkohshme që do të zgjaste disa muaj, dhe pasi të mbaronte periudha e krizës, mësuesit prekur do të dëmshpërbleheshin. Kështu, ajo premtoi të paguante 2.5 milionë dollarë për të gjithë mësuesit në gushtin e vitit 1998.
Por në fakt asnjë nga mësuesit nuk i mori ato para. Po pse u zgjodh vodka? Pagesa në ushqime apo sende të tjera shtëpiake, do të ishte gjëja më e mirë, por në atë kohë Rusia kishte probleme për t?i blerë ato. Vodkën ku vend e kishte me bollëk, dhe kjo është arsyeja pse autoritetet u jepnin shishe me vodka mësuesve.
Nga ana tjetër, vodka konsumohej në sasi të mëdha nga shumica e familjeve. Në atë kohë nuk ishin vetëm mësuesit, por edhe disa punonjës në profesione të tjera,që morën pagën e tyre në formën e shisheve të vodkës. Vetëm në fillim të vitit 1999, qeveria arriti të mblidhte disa fonde për të paguar mësuesit me para në vend të vodkës./ Historyofyesterday-Përshtatur nga CNA.al
Kur Rendi Gardner u bë pjesë e panairit shkencor në shkollën...
Një ministre e Brendshme që dëshiron të dëbojë imigrantët dh...
Angela Merkel largohet nga skena politike. Me një ceremoni u...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy AnalysisTermi “...
Nga Helen Collis “Politico.eu”Një variant i ri i koronavirus...
Nëse një amerikan është peng i një regjimi armiqësor, në një...
Nga Kate Samuelson “The Week”Me kalimin e viteve, spotet pro...
Nga Dominic Casciani “BBC”“Qeveria është e vendosur të vazhd...
Kur Shërbimi Postar në Shtetet e Bashkuara prezantoi sistemi...
Nga Eva Joly “Project Syndicate”Kur përpiqesh të luftosh kor...
Nga Ben Hodges & Julian Lindley-French “Center for European ...
I fotografuar shpesh teksa mbante syze të veçanta dhe një ko...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”18 muajt e ardhshëm do të s...
Nga Luke McGee “CNN”Kaosi në kufirin midis Polonisë dhe Bjel...
23 Nëntori përkujton përvjetorin e Holodomorit, zisë së bukë...
1989-a ishte një vit vendimtar për Evropën Lindore. Rënia e ...
Prej kohësh Tesla ka shijuar lehtësime dhe subvencione nga q...
Nga John Bolton “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar mbi...
Nga Ben Hodges “Politico.eu”Gjatë javëve të fundit, Perëndim...
Nga Charlotte McDonald-Gibson “The New York Times”Imazhet ja...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Pa...
Partia Demokratike po vijon të ngrejë zërin për aferën e i...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i cili ka edhe media në pron...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ...
Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët pritet të rinisë në ...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Një shtëpi dy katëshe është goditur nga rrufeja në fshatin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:45, në fs...
Deti me dallgë ka rrezikuar jetën e dy personave, të cilët...
Zhdukja e Ervis Martinajt vazhdon të mbetet ende mister. P...
Fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë, në Vlorë, ...
Ditën e mërkurë në vend do të ketë ndikim të masave aj...
Pas disa ditëve me temperatura jo shumë të larta, pritet që ...
Gjatë javës së fundit është regjistruar një fluks i madh emi...
Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar...
Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” m...
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gush...
Moska fajësoi sot sabotatorët për një sërë shpërthimes...
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në Nju Jork u rri...
Monedhat e huaja sot kanë shënuar një rritje të lehtë, por...
Euro dhe dollari e nisin javën në pozicionin e njëjtë si m...
Monedhat e huaja e mbyllin javën pa ndryshuar kurs. Edhe ...