“Je tjetër nivel”/ Moderatorja e njohur mbështet hapur Borën: Mbaje kokën lart

4 Dhjetor 2021, 19:26, Lifestyle CNA
“Je tjetër nivel”/ Moderatorja e njohur mbështet hapur

Prej kohësh tashmë marrëdhënia e Borës dhe Donaldit është kthyer në kryefjalën e medias rozë.

Duke  nisur që nga lidhja e tyre, disa vjet më parë, ndarja, takimi në ?Big Brother Vip? dhe ?tradhëtia? e Donaldit kundrejt Borës ka qenë gjithmonë objekt bisede.

Një sqarim mes dyshes Bora-Donald i lënë pezull ka acaruar shumë personazhe të cilët nuk kanë nguruar të shprehin mendimin e tyre me anë të komenteve dhe reagimeve ne rrjetet sociale.

Një prej tyre ishte edhe moderatorja e njohur Roza Lati e cila me anën e një postimi në Instagram ka shfaqur hapur mbështetjen për Borën.

?Ky eshte nje fenomen qe ndodh rendom ne historine njerezore. Jo vetem ne Shqiperi. Fatkeqesia ketu eshte qe u be publike.

Dhe Bora Zemani eshte personazh publik. S?eshte as hera e pare as e fundit qe shohim e degjojme te tilla situata. Mos me thoni qe edhe juve nuk ju kane bere goditje te tilla..? Qe s?jeni tradhetuar nga ata qe ju deshen, ju perkrahen e ju duartrokiten?. Opinioni im eshte qe Karma EKZISTON. Dhe kthehet cdo gje ne kete jete. Lahet cdo gje ne kete jete. Bora e dashur mbaje koken lart. Dil bej qejf. Shijo karrieren se je vajze qe punon. Je tjeter nivel. Ke nje publik te tere qe te do. Te dua edhe une?, ka shkruar Roza./CNA.al

Lajmet e fundit nga