Connect with Us

Ish-mbrojtësi i Inter: Mourinho nxjerr fytyrën e tij në gazeta vetëm për të mbrojtur futbollistët

Seria A

Ish-mbrojtësi i Inter: Mourinho nxjerr fytyrën e tij në gazeta vetëm për të mbrojtur futbollistët

Publikuar

-

/

Raporti i Jose Mourinho me futbollistët është special ashtu si edhe vetë ai. Tekniku luzitan nuk ngurron t’i kritikojë ata në momentin kur e zhgënjejnë, megjithatë para mediave në rastet më të mëdha e merr vetë përgjegjësinë, si një mënyrë për të mbrojtur lojtarët nga .

Këtë e shpjegon, Maicon, me brazilianin që ka punuar nën urdhrat e Mourinho te Inter ku fituan edhe tripletën e famshme. Ish-mbrojtësi i zikaltërve, thekson se luzitani preferon të ekspozojë veten e tij para mediave, në mënyrë që të mbrojë lojtarët nga kritikat.

“Për atë, lojtarët duhet të qëndrojnë jashtë çdo komenti negative pas ndeshjes. Mourinho do që në television apo në gazeta, të jetë vetëm fytyra e tij dhe në këtë formë, sposton vëmendjen për të mbrojtur lojtarët e tij. Pastaj, atë që ai kërkon ta thotë, e gjen mënyrën për ta bërë. Kjo është diçka që vlerësohet nga futbollistët, të paktën kështu ishte në kohën time”, u shpreh Maicon.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Klubi i Serisë A nuk gjen paqe, katër raste të reja me Covid-19

Publikuar

-

Nënshkruhet marrëveshja/ OVERSPORT, transmetuesi më i ri i licencuar për tre sezonet e ardhshme

Vazhdojnë rastet me Covid-19 në Serie A. Së fundmi klubi i Venezias ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se katër lojtarë të saj kanë rezultuar pozitivë.

Gjithashtu, një tjetër lojtar i infektuar më parë, tashmë është shëruar dhe ka rezultuar negativ në testet e kryera. “Në kuadër të ndeshjes së vlefshme për javën e 24-të të kampionatit të Serie A 2021/2022, e cila do ta shohë Venezia FC të angazhuar kundër Napolit në një ndeshje që do të luhet në stadiumin Pier Luigi Penzo, kompania njofton se katër anëtarë të klubit rezultuan pozitivë me Covid-19 pas provës molekulare të kryer ditën e djeshme.



Klubi gjithashtu ka informuar organet kompetente shëndetësore. Anëtarët janë vendosur menjëherë në izolim në përputhje me procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor .

Në të njëjtën kohë, kompania komunikon negativizimin e një prej anëtarëve të saj, i cili kishte rezultuar pozitiv në javët e mëparshme.  Ai tashmë do t’i nënshtrohet kontrolleve të nevojshme mjekësore të gjendjes fizike për t’u ribashkuar me grupin e ekipit”, thuhej në komunikatën e klubit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Goditje e rëndë për Milanin, Kessie largohet duke qarë nga fusha

Publikuar

-

Vazhdojnë lajmet e këqija për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli. Pas Ballo-Toure një tjetër lojtar kuqezi është dëmtuar në Kupën e Afrikës.

Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin Franck Kessie. Ai u detyrua të largohej duke qarë nga fusha e blertë në minutën e 30 për shkak të një dëmtimi.



Sipas raportimeve të para, ende nuk dihet me detaje problemi i lojtarit. Ai u dëmtua në brinjë në sfidën ndaj Egjiptit. Në orët në vijim priten edhe vizitat e thelluara mjekësore për mesfushorin e Milanit për të parë shkallën e tij të dëmtimit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E kryer/ Marotta bën një tjetër goditje në merkato, Gosens është i Interit

Publikuar

-

Beppe Marotta mbyll me sukses një tjetër goditje në merkato për skuadrën e Interit. Tashmë është i sigurtë transferimi tek skuadra zikaltër i Robin Gosens dhe sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, gjatë ditës së nesërme, gjermani do të jetë zyrtarisht një lojtar i Interit.

Klubi i plotëson dëshirën Simone Inzaghit, që ka disa javë që kërkon një mbrojtës krahu. Detajet e fundit në marrëveshjen mes dy klubeve do të vendosen sot dhe i gjithë operacioni do të kushtojë mes 25 dhe 27 milion eurove bashkë me bonuse.

Lojtari i Atalantës pritet që të vijë në Milano sot ose nesër për vizitat mjekësore dhe do të transferohet te Interi në formë huazimi me të drejtë blerjeje, që do të bëhet e detyrueshme nëse plotësohen disa kushte.



Gosens do të firmosë një kontratë deri në qershor të vitit 2026 dhe do të përfitojë 3 milion euro neto, si dhe do të ketë disa bonuse në bazë të rendimentit në fushë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja italiane, e drejta e blerjes përfundimtare nga ana e Interit do të ndodhë pas 18 muajsh, në qershor të vitit 2023.

LEXO TE PLOTE