I dënuar me 4 vite burg në Itali për plagosje/ Vihet në pranga 30 vjeçari

4 Dhjetor 2021, 10:54, Kronika CNA
I dënuar me 4 vite burg në Itali për plagosje/ Vihet në

Policia e Elbasanit në bashkëpunimit me policinë kufitare të Rinasit kanë vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, D.M  rezulton të jetë i dënuar me 4 vite burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

?30 vjeçari i dënuar dhe në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit  ndaluan shtetasin në kërkim, Denis Meçja, 30 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vite burgim për veprën penale ?Plagosje e rëndë me dashje? e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas më datë 24.05.2016 në një lokal, ka goditur me grushta e sende të forta, shtetasin B. K., me banim Elbasan, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Shtetasi Denis Meçja prej vitit 2017 deri në nëntor 2021 ishte në burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet shtesë  i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga