Connect with Us

Greqia merr masa të reja për hyrjen në vend/ Ja kushtet që duhet të plotësoni

Aktualitet

Greqia merr masa të reja për hyrjen në vend/ Ja kushtet që duhet të plotësoni

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shteti fqinj, Greqia ka marrë masa kufizuese përsa i përket hyrjes në vend.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Greqia ka ndaluar përkohësisht hyrjen e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.

Ndërkohë në njoftim theksohet se ndalimi nuk vlen për shqiptarët me nënshtetësi greke. Gjithashtu paraqet kushtet që duhet të plotësojnë personat që do të mund të kalojnë në shtetin fqinj.

Njoftimi i plotë:

Ndalohet përkohësisht hyrja në Greqi e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.

𝗞𝘆 𝗻𝗱𝗮𝗹𝗶𝗺 𝗻𝘂𝗸 𝘃𝗹𝗲𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗯𝗮𝗻𝗼𝗿𝗲̈𝘁 𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗵𝗲𝗿𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈.

Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në territorin grek, duhet:

1- Të plotësojnë formularin elektronik PLF , në adresën elektronike https://travel.gov. gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi përpara mbërritjes në Republikën e Greqisë.

2- të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi për COVID-19 dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi, të lëshuar nga një autoritet publik dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e shtetit.

-Certifikata e vaksinimit duhet të përfshijë emrin e personit siç tregohet në pasaportë, llojin e vaksinës së administruar, numrin e dozave dhe datën në të cilën ato janë dhënë.

LEXO EDHE:  Kush vendos nëse botës i duhen doza përforcuese kundër COVID-19?

-Ose të jenë diagnostikuar negativë ose në një test laboratorik PCR për COVID-19, ose në një test të shpejtë (rapid test).

-Brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi për testim laboratorik me PCR dhe brenda dyzet e tetë (48) orëve për rapid test.

-Testimet të jenë kryer nga laboratorët e vendit të origjinës ose tranzitit ose laboratorët publikë ose privatë të atij vendi, me kusht që laboratorë të tillë privatë të jenë certifikuar nga autoriteti kombëtar kompetent i certifikimit të vendit; dhe

-Të ketë një certifikatë të diagnozës së mësipërme, në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, e cila përfshin emrin e personit siç tregohet në pasaportë.

-Të ketë një certifikatë diagnostikimi nga testi laboratorik me metodën PCR ose me rapid test. Certifikata e diagnozës lëshohet tridhjetë (30) ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas tij.

-Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në Greqi, do t’ju lejohet hyrja në Greqi, në qoftë se diagnostifikohen negativë në një test të detyrueshëm laboratorik PCR ose rapid test, në pikat e hyrjes së Greqisë.

-Pikat kufitare:

-Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë 24 orë.

-Pika Kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina merr flakë në lëvizje/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Një makinë ka marrë zjarr në lëvizje në rrugën e Arbrit.

Sipas policisë, mjeti i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale E.G, ka pësuar një defekt teknik e si pasojë ka marrë zjarr.

Tiranë/Informacion paraprak



Me datë 11.01.2022, në rrugën e “Arbrit”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin E. G.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Administratori i selisë së PD/ “Çdo tentativë për të sulmuar apo dhunuar PD do të marrë përgjigje ligjore

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Administratori i selisë së PD, Albert Avdyli në një njoftim për mediat thotë se PD do të njoftojë zyrtarisht institucionet ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë për listën e atyre që organizuan, nxitën, përgatitën dhe ekzekutuan dhunën.

Njoftimi

8 janari ishte një ditë e keqe për demokratët!

Më 8 janar një skenar dhune i parapërgatitur u zbatua ndaj Partisë Demokratike, duke rrezikuar jetën e dhjetëra demokratëve brenda dhe jashtë selisë. Jo vetëm që urdhëruesit, organizuesit dhe ekzekutorët nuk u distancuan nga dhuna, por rinisën në mënyrë të papërgjegjshme thirrjet për më shumë dhunë dhe për gjak.

PD nuk mundet kurrë të shndërrohet në arenën e përplasjes mes demokratëve.



PD është distancuar dhe distancohet nga dhuna. Për ne, asgjë nuk vlen më shumë se jeta e qytetarëve, jeta e demokratëve, që më 8 janar u perdorën si mish per top nga njeriu që i kanë shërbyer në 30 vite. Të zëvendësosh 44 mijë “anëtarë” të pretenduar partie, me 44 mijë copa betoni, gurë dhe hekura që hidhen mbi kokat e demokratëve që janë brenda selisë, është tentativë për t’iu imponuar shumicës me dhunë dhe mashtrime.

LEXO EDHE:  Bilanci në 24 orë/ Ja sa raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Maqedoni

LEXO EDHE:  “Na kanë denigruar”/ Revoltohet Elton Deda: Gropa po thellohet çdo ditë

E dhimbshme ta them, por pas tentativës për të vrarë demokratët, Sali Berisha dhe çdokush tjetër që zbatoi apo frymëzoi dhunën ndaj PD dhe demokratëve, kanë ndërprerë çdo marrëdhënie me partinë dhe institucionin. Çdo tentativë e tyre për të sulmuar apo dhunuar Partinë Demokratike do të marrë përgjigje ligjore.

Tentativat e tyre për dhunë dhe gjak do të dështojnë, sepse, siç u vërtetua më 8 janar, dhuna dhe gjuha e dhunës është e shkuara dhe jo e ardhmja e kësaj partie. PD do të njoftojë zyrtarisht institucionet ligjzbatuese të vendit dhe partnerët nderkombëtarë për listën e plotë të atyre që organizuan, nxitën, përgatitën dhe ekzekutuan dhunën mbi demokratët, të cilët nuk i lidh më asgjë me selinë e PD dhe me demokratët.

Pas dhunes se 8 janarit dhe përpjekjeve të vazhduara për të dhunuar dhe dëmtuar selinë e PD, të cilat kanë edhe kosto financiare, PD do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme.

PD është e hapur vetëm për debate, diskutime dhe mendim ndryshe, jo për akte dhune që tentojnë të zëvendësojnë shumicën legjitime të demokratëve.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Gjykata të pastra, ligj dhe jo ryshfet”/ Yuri Kim i “tërheq veshin” drejtësisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka lëshuar sërish thirrjen për mos ndalimin e Reformës në Drejtësi.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kim shprehet se investimet amerikane në Shqipëri po rriten por për të vijuar më tej duhet të ketë rregulla të qarta, transparente e gjykata të pastra.



“Shumë mirë të shohësh rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri. Rregulla racionale, të qarta, transparente plus gjykata të pastra (d.m.th që mosmarrëveshjet të zgjidhen me ligj dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investime. Le të vazhdohet me implementimin e Reformës në Drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për njerëzit”, shkruan ambasadorja Kim.

LEXO EDHE:  Injektimi i dy vaksinave të ndryshme për Covid-19/ Sulçebe: Jep më shumë efekte anësore

LEXO EDHE:   Propozim për zgjatjen e kufizimeve deri në 18 prill

Në 9 muajt e parë të vitit 2021 në Shqipëri është rritur më 78 milionë Euro niveli i investimeve krahasuar me një vit më parë, duke shkuar në 422 milionë Euro në total./CNA.al

LEXO TE PLOTE