“Çështja Berisha”/ Duma: Nëse Basha do e hidhte në votim do ishte akt i ulët

4 Dhjetor 2021, 17:52, Politikë CNA
“Çështja Berisha”/ Duma: Nëse Basha do e hidhte

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi se nëse Basha do e detyronte të votonte mes Berishës dhe SHBA-së, do e quante një akt të ulët lideri politik.

Në një dalje për mediat, ajo theksoi se edhe nëse Basha do b13?nte një akt të tillë do të ishte një rezultat i njëjtë me këtë që është.

?Unë mendoj që sot është momenti i parë që Basha po ndërton një marrëdhënie me demokratët. Fakti që mori përgjegjësinë e një vendimi jo të thjeshtë, fakti që provoi për 3 muaj që tentoi të gjejë gjuhën e përbashkët me Berishën, e mori këtë vendim.

Nuk u fsheh pas votës. Nëse Basha do më detyronte të votoja mes Berishës dhe SHBA-së, do e quaja një akt të ulët lideri politik. Nuk kanë qenë vendime që kanë ardhur dhe janë diskutuar me strategji. Vazhdimi i dyshes Berisha-Basha janë mirëpritur. Derisa ndërtuan një rrugë për 8 vite, u takonte të dyve të zgjidhnin çështjen që ndodhej partia.

Nëse Basha do e hidhte në votë, do ishte një rezultat i njëjtë me këtë që është. Do të votonim për fitoren e PD dhe jo kundër Berishës. Edhe nëse bëhej kjo votë, do të thuhej se kryetari ka influencuar tek njerëzit e tij.

Nuk do të mbaronte kurrë. Fakti që Berisha nuk e pranon, që kjo nuk është një çështje e tij, por e SHBA-së me Berishën, kjo është një çështje që unë nuk di si ta komentoj? shprehu Duma/CNA.al

Lajmet e fundit nga